Pasi u rrëzua nga Kushtetuesja, Haxhiu njofton se Ligji për Byronë shkon së shpejti në Kuvend

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe procesit finalizues për hartimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka pritur sot në takim konsultues e bashkëpunues përfaqësuesit përkatës institucional. Të pranishëm në takim ishin përfaqësuesit nga Agjencia […]

Pasi u rrëzua nga Kushtetuesja, Haxhiu njofton se Ligji për Byronë shkon së shpejti në Kuvend
pasi-u-rrezua-nga-kushtetuesja,-haxhiu-njofton-se-ligji-per-byrone-shkon-se-shpejti-ne-kuvend

pasi-u-rrezua-nga-kushtetuesja,-haxhiu-njofton-se-ligji-per-byrone-shkon-se-shpejti-ne-kuvend

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe procesit finalizues për hartimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka pritur sot në takim konsultues e bashkëpunues përfaqësuesit përkatës institucional.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësuesit nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Banka Qendrore e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Doganat e Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Njësia për Inteligjencë Artificiale, Oda e Noterëve si dhe përfaqësues nga Departamenti i Tatimit në Pronë i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Haxhiu sipas një njoftimi të publikuar në Facebook, ka shpalosur rëndësinë e reformës dhe arritjet e deritanishme, pas Aktgjykimmit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institcional drejt finalizimit të reformës së tillë.

“Fokus i diskutimit ishin rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, me theks të vecantë legjislacioni ekzistues dhe të dhënat relevante institucionale për çështjet përkatëse që adreson reforma e tillë.”, është thënë në njoftim.

Haxhiu ka thënë se para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë, i cili pritet të bëhet shumë shpejtë, Ministria e Drejtësisë ka konsideruar të rëndësishëm takimin e tillë, diskutimin përmbajtjesor dhe bashkëpunimin me akterët kryesor të institucioneve për praktikën dhe rregullimin ligjor për ruajtjen e të dhënave në këto institucione mes tjerash.

“Krerët e këtyre institucioneve ofruan gatishmërinë e tyre institucionale dhe bashkëpunimin profesional në kuptim të rregullimit të duhur ligjor dhe adresimit të reformës së tillë. Në fund ministrja Haxhiu gjithashtu kërkoi nga secili institucion veç e veç, që të përcjellin rekomandimet përkatëse lidhur me çështjet e diskutuara në takim.”, thuhet tutje në njoftim.