NARIC KOSOVA: 31 studentë kosovarë të diplomuar në SHBA gjatë vitit 2023

Qendra Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik, NARIC ka publikuar shifra ku tregojnë që për gjatë vitit 2023 janë 31 studentë të Kosovës të diplomuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ORCA në publikimin e të dhënave nga NARIC që është përgjegjëse për njohjen e diplomave të fituara jashtë Kosovës, tregojnë se janë 881 vendime […]

NARIC KOSOVA: 31 studentë kosovarë të diplomuar në SHBA gjatë vitit 2023
naric-kosova:-31-studente-kosovare-te-diplomuar-ne-shba-gjate-vitit-2023

naric-kosova:-31-studente-kosovare-te-diplomuar-ne-shba-gjate-vitit-2023

Qendra Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik, NARIC ka publikuar shifra ku tregojnë që për gjatë vitit 2023 janë 31 studentë të Kosovës të diplomuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ORCA në publikimin e të dhënave nga NARIC që është përgjegjëse për njohjen e diplomave të fituara jashtë Kosovës, tregojnë se janë 881 vendime për njohje të diplomave që janë lëshuar nga kjo Qendër. Vendet ku prijnë me më së shumti diploma të lëshuara e të cilat janë njohur në Kosovë janë Maqedonia e Veriut me 354, për të vazhduar pastaj Shqipëria që është shteti i dytë me më së shumti diploma të njohura në Kosovë përgjatë vitit 2023, me 152 sosh. Ndërkaq edhe në SHBA për një vit, numri i studentëve figuron të jetë 31.

Në publikimin e ORCA me të dhënat nga NARIC, numri i studentëve të diplomuar në SHBA, prej 31 sosh, përfshijnë tri nivelet e studimeve: doktoratë, master dhe bachelor.


Qendra Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik e njohur si qendra NARIC nga anglisht National Academic Recognition and Information Center (tutje qendra NARIC) së bashku me Agjencinë e Kosovës për Akreditim, përbëjnë dy filtrat kyç që mbrojnë cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë. Kjo qendër është përgjegjëse për njohjen e diplomave të fituara jashtë Kosovës, që do të thotë, është mbrojtja e parë nga diplomat false, e sidomos të atyre të doktoratës, bartësit e të cilëve tentojnë të futen në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë si profesorë.

Interesimi i studentëve për Universitete në SHBA, shkak cilësia dhe prestigji