NATO për aksionin policor në veri të Kosovës: Jemi të zhgënjyer, nuk u mbajtën premtimet

NATO është shprehur e zhgënjyer lidhur me aksionin e së premtes në veri të Kosovës për mbylljen e strukturave paralele serbe. Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se aksionet e së premtes në veri të Kosovës ishin të pakoordinuara me KFOR-in pavarësisht premtimeve për ta bërë këtë. […] The post NATO për aksionin policor në veri të Kosovës: Jemi të zhgënjyer, nuk u mbajtën premtimet appeared first on Albinfo.

NATO për aksionin policor në veri të Kosovës: Jemi të zhgënjyer, nuk u mbajtën premtimet

NATO është shprehur e zhgënjyer lidhur me aksionin e së premtes në veri të Kosovës për mbylljen e strukturave paralele serbe.

Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se aksionet e së premtes në veri të Kosovës ishin të pakoordinuara me KFOR-in pavarësisht premtimeve për ta bërë këtë.

“Jemi shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me KFOR-in pavarësisht premtimeve të përsëritura [nga autoritetet e Kosovës] për ta bërë këtë”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.

Sipas saj, KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të implementuar mandatin e tij në kuadër të Rezolutës së OKB-së për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar tutje zëdhënësja e NATO-s.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme edhe Bashkimi Evropian është shprehur “i zhgënjyer” nga mungesa e vazhdueshme e koordinimit e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe ata të sigurisë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se aksioni i 30 gushtit, i ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për mbylljen e pesë komunave paralele serbe në veri të Kosovës, “vë në rrezik situatën e brishtë të sigurisë në terren”.

Sipas tij, ky aksion “mund të çojë në përshkallëzim të mëtejmë të situatës veçse të paqëndrueshme”.

Aksioni i 30 gushtit është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, që kanë shprehur shqetësimet për veprimet “e pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës. Washingtoni ka thënë se këto veprime pasqyrojnë përkeqësimin e raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës.

 

The post NATO për aksionin policor në veri të Kosovës: Jemi të zhgënjyer, nuk u mbajtën premtimet appeared first on Albinfo.