Ndalimi abortit/ Harris: Trump, kërcënim për liritë e grave

Kanë mbetur vetem pak dita nga zgjedhjet presidenciale në shtete e bashkuara të amerikës. 2 kandidatët kanë intensifikuar fushatën e tyre për të mbledhur sa më shumë vota, kryesisht të 7 shtete kyçe që do jenë edhe vendimtare në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Zëvëndës presidentja, kamala harris Ishte në Atlanta. Kandidatja demokrate [...]Read More...

Ndalimi abortit/ Harris: Trump, kërcënim për liritë e grave

Kanë mbetur vetem pak dita nga zgjedhjet presidenciale në shtete e bashkuara të amerikës. 2 kandidatët kanë intensifikuar fushatën e tyre për të mbledhur sa më shumë vota, kryesisht të 7 shtete kyçe që do jenë edhe vendimtare në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Zëvëndës presidentja, kamala harris Ishte në Atlanta. Kandidatja demokrate kritikoi rivalin republikan Donald Trump si një kërcënim për liritë e grave dhe vetë jetën e tyre. Ajo paralajmëroi se  republikanët do të vazhdojnë të ndalojnë mundësinë e abortit nëse trump  kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“1 në 3 gra në Amerikë jeton në një shtet me një ndalim të abortit nga Trump. Kjo përfshin xhorxhian dhe çdo shtet në jug, përveç Virxhinias. Kjo është një krizë e kujdesit shëndetësor. Dhe Donald Trump është arkitekti i kësaj krize. Ai mburret për përmbysjen e Roe v Ëade me fjalët e tij, citoj, e bëra dhe jam krenar që e kam bere thotë ai, krenar që po vdesin gratë dhe infermieret? Si guxon ai?” 

Harris i ka mbrojtur gjithmonë të drejtat e abortit që nga vendimi i Gjykatës së Lartë më shumë se dy vjet më parë, por fjalimi i saj ishte i pari i fokusuar drejtpërdrejt në këtë çështje që nga zëvendësimi i Presidentit Joe Biden në krye të biletës së demokratëve.

Votimi i hershëm në Zgjedhjet 2024 ka filluar tashmë në disa shtete. Ne minesota votuesit arritën në qendrat e votimit. Votuesit ishin të ndarë se për kë do te shprehnin vullnetin e tyre.

“Unë nuk mendoj se duhet të kemi një person të çmendur si president të Shteteve të Bashkuara. Kjo është e qartë.”

“Epo, këtë herë votova për trumpin. ai është një person biznesi. nëse ai mund të drejtojë një biznes, atehere ai mund te drejtoje edhe vendin. aoi e ka bere. te gjithë e dimë.”

Votimi i hershëm për të zgjedhur presidentin e ri të vendit ka nisur tani më në Virxhinia, Minesota dhe në Dakotën e Jugut, një proces ku I cili pritet të zgjasë për 6 javë./abcnews.al