Në Maqedoninë e Veriut janë pesë zjarre aktive, katër janë nën kontroll

Qendra për Menaxhimin me Kriza ka njoftuar që në Maqedoninë e Veriut janë 5 zjarre aktive, ndërsa dje janë regjistruar 42 zjarre në hapësira të hapura, transmeton Portalb.mk. “Gjatë ditës së djeshme, ka pasur 42 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilëve 5 janë aktiv, 4 nën kontroll dhe 33 janë shuar”, raportoi Qendra […]

Në Maqedoninë e Veriut janë pesë zjarre aktive, katër janë nën kontroll
Pajisje kundër zjarrit. Foto nga Teuta Buçi - Portalb.mk

Qendra për Menaxhimin me Kriza ka njoftuar që në Maqedoninë e Veriut janë 5 zjarre aktive, ndërsa dje janë regjistruar 42 zjarre në hapësira të hapura, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë ditës së djeshme, ka pasur 42 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilëve 5 janë aktiv, 4 nën kontroll dhe 33 janë shuar”, raportoi Qendra për Menaxhimin me Kriza.

Raportohet se zjarre aktive që prekin Komunën e Makedonski Brodit, Demir Hisarit, Ohrit, Bogdancit dhe Probishtipit.

Qendra njoftoi që nën kontrolle janë katër zjarre që kapin Komunën e Koçanit (Preseka), Shën Nikollës (Patetino), Plassnicës (Plasnica, Latovo) dhe Makedonska Kamenica (Dulica).

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit. Ndalesë e plotë e lëvizjes është vënë në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, që do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00. 

Pas kërkesës për ndihmë nga Maqedonia e Veriut, disa vende të Bashkimit Evropian mobilizuan avionë nga flota e BE-së të destinuar për luftimin e zjarreve – RescEU.