Në tetor në Kosovë pritet të organizohet një konferencë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Kryeministri Albin Kurti u njoftua sot nga presidenti i Federatës së Paqes Universale për Evropën Jug-Lindore, Jacques Marion, për planet për organizimin e një konference mbi paqen, stabilitetin dhe tranzicionin demografik në Ballkanin Perëndimor. Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se kjo konferencë pritet të mbahet në tetor në Prishtinë, dhe Kurti u ftua […]

Në tetor në Kosovë pritet të organizohet një konferencë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan
ne-tetor-ne-kosove-pritet-te-organizohet-nje-konference-per-paqen-dhe-stabilitetin-ne-ballkan

ne-tetor-ne-kosove-pritet-te-organizohet-nje-konference-per-paqen-dhe-stabilitetin-ne-ballkan

Kryeministri Albin Kurti u njoftua sot nga presidenti i Federatës së Paqes Universale për Evropën Jug-Lindore, Jacques Marion, për planet për organizimin e një konference mbi paqen, stabilitetin dhe tranzicionin demografik në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se kjo konferencë pritet të mbahet në tetor në Prishtinë, dhe Kurti u ftua për të qenë pjesë e kësaj konference, si mysafir nderi dhe folës.

Ndër tjera, në takim kanë diskutuar rreth politikave sociale dhe të punësimit të Qeverisë që për synim kanë ngritjen e mirëqenies së gjithëmbarshme, gjithëpërfshirjen, si dhe rreth aktiviteteve dhe misionit të Federatës së Paqes Universale.