Shatri: Diaspora nuk vjen në Kosovë derisa Kurti flet për luftë

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri nuk ka pritshmëri që diaspora do të investojë në Kosovë pas thirrjes të kryeministrit Albin Kurti. Pasi,sipas tij, i pari i vendit derisa merret me ‘luftën’ në Kosovë, mërgimtarët s’kanë llogari të investojnë tek një shtet që thuhet se ka me fillu lufta. “Diaspora nuk vjen hiç, derisa Kurti deklaron […]

Shatri: Diaspora nuk vjen në Kosovë derisa Kurti flet për luftë
shatri:-diaspora-nuk-vjen-ne-kosove-derisa-kurti-flet-per-lufte

shatri:-diaspora-nuk-vjen-ne-kosove-derisa-kurti-flet-per-lufte


Ish-ministri i Financave, Haki Shatri nuk ka pritshmëri që diaspora do të investojë në Kosovë pas thirrjes të kryeministrit Albin Kurti.

Pasi,sipas tij, i pari i vendit derisa merret me ‘luftën’ në Kosovë, mërgimtarët s’kanë llogari të investojnë tek një shtet që thuhet se ka me fillu lufta.

“Diaspora nuk vjen hiç, derisa Kurti deklaron se Kosova rrezikohet e do të ketë luftë, as diaspora e as investitorë të tjerë nuk do të investoj në Kosovë. Askush nuk i bie parët në një vend ku thuhet se ka me fillu lufta”, deklaroi Shatri.

Shatri nuk e cilëson si lehtësim marrjen e kredisë nga mërgimtarët për të investuar në Kosovë.

Ai thotë se Kurti çdo herë po jep deklarata boshe, asnjë premtim s’po e mbanë.

“Qeveria nuk e ka marrë asnjë veprim që ua lehtëson atyre ardhjen në Kosovë. Ata marrin më lehtë kredi atje ku jetojnë e jo këtu edhe më lirë nuk është lehtësim ajo që e ka thënë Kurti. Norma e kamatës duhet të jetë e arsyeshme e jo me 6-7%. Këto janë deklarata boshe sa me plotësu vakumin e deklaratave”, u shpreh Shatri.