RMV, brenda një jave janë regjistruar 48 raste të reja me kollë të keqe, tetë persona janë hospitalizuar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës nga data 5 deri më 11 korrik janë regjistruar 48 raste të reja me kollë të keqe, që është në rritje prej 54,8 përqind në krahasim me javën e kaluar. Nga rastet e reja, tetë janë shtruar në spital deri më 11 korrik, dhe në vend janë regjistruar gjithsej […]

RMV, brenda një jave janë regjistruar 48 raste të reja me kollë të keqe, tetë persona janë hospitalizuar
Sportel në Spitalin e Tetovës. Foto: Elida Zylbeari/Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës nga data 5 deri më 11 korrik janë regjistruar 48 raste të reja me kollë të keqe, që është në rritje prej 54,8 përqind në krahasim me javën e kaluar. Nga rastet e reja, tetë janë shtruar në spital deri më 11 korrik, dhe në vend janë regjistruar gjithsej 905 raste me kollë, sipas raportit të fundit të publikuar sot, nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica e rasteve të reja janë raportuar, në Shkup 30 raste, tetë në Kumanovë, tre në Tetovë, dy raste në Kratovë, Gostivar dhe Manastir, dhe një rast në Prilep.

Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 70 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grup moshat deri në katër vjeç.

“Sa i përket statusit të vaksinimit të sëmurëve 33 persona janë pa vaksinim të plotë, ose me status të panjohur vaksinimi, nëntë janë të vaksinuar plotësisht dhe gjashtë janë të vaksinuar sipas moshës”, njoftuan nga ISHP.

Shpërndarja sipas gjinisë tregon se 417 persona janë meshkuj dhe 488 janë femra. Në vazhdim janë raportuar tri epidemi në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

Nga 18 janari deri më 11 korrik, janë dhënë gjithsej 58,964 doza vaksine me një komponent të kollës së keqe.

LEXO: RMV, 46 raste të reja me kollë të madhe në një javë, nëntë persona janë hospitalizuar