“Zëvendësimi s’do të shkaktojë ndonjë padrejtësi për Veselin”, çfarë thuhet në vendimin për tërheqjen e Emmersonit nga mbrojtja

Gjykata Speciale ka miratuar sot vendimin për miratimin e tërheqjes se avokatit Ben Emmerson nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit, i cili po akuzohet për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë. Në vendimin e 21 gushtit 2024 thuhet se gjatë shkëmbimit të letrave Emmerson dhe Veseli kanë konfirmuar vendimet e […]

“Zëvendësimi s’do të shkaktojë ndonjë padrejtësi për Veselin”, çfarë thuhet në vendimin për tërheqjen e Emmersonit nga mbrojtja
“zevendesimi-s’do-te-shkaktoje-ndonje-padrejtesi-per-veselin”,-cfare-thuhet-ne-vendimin-per-terheqjen-e-emmersonit-nga-mbrojtja

“zevendesimi-s’do-te-shkaktoje-ndonje-padrejtesi-per-veselin”,-cfare-thuhet-ne-vendimin-per-terheqjen-e-emmersonit-nga-mbrojtja

Gjykata Speciale ka miratuar sot vendimin për miratimin e tërheqjes se avokatit Ben Emmerson nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit, i cili po akuzohet për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Në vendimin e 21 gushtit 2024 thuhet se gjatë shkëmbimit të letrave Emmerson dhe Veseli kanë konfirmuar vendimet e tyre për të përfunduar marrëdhënien e tyre klient-avokat dhe duke e specifikuar si ndërprerje e parevokueshme.

“Duke marrë parasysh transmetimin e letrave dhe transmetimin e mëtutjeshëm të dokumenteve, Paneli është i vetëdijshëm për të drejtën e Z. Veseli sipas Nenit 21(4)(e) të Ligjit për të zgjedhur Avokatin e tij. Sa i përket arsyes se justifikueshme, Paneli vëren se si Z. Veseli ashtu edhe Z. Emmerson konfirmuan vendimin e tyre për të përfunduar marrëdhënien klient-avokat bazuar në “një ndërprerje të parevokueshme në marrëdhënien klient-avokat”. Në këtë bazë, Paneli është i kënaqur që është treguar arsye e justifikueshme, sipas kuptimit të Nenit 16(2)(b) të Direktivës, për përfundimin e hershëm të përfaqësimit të Z. Veseli nga Z. Emmerson”, thuhet në vendim.

Sipas panelit, ekipi mbrojtës i Veselit aktualisht përbëhet nga njëmbëdhjetë persona duke përfshirë avokatin, tre bashkëavokat, gjashtë anëtarë te ekipit mbështetës dhe tre praktikantë.

Vendimi thotë se Veseli dhe Emmerson kanë treguar se i akuzuari do të vazhdojë të përfaqësohet nga bashkëavokatet, Annie O’Reilly dhe Ann Rowan.

Ndërsa, në letrën e tij, Emmerson kishte theksuar se do të përpiqet të sigurojë tërheqjen e tij në atë mënyrë që të mos dëmtohet Veseli.

“Z. Emmerson thekson në letrën e tij se “do të përpiqet të sigurojë që tërheqja e tij të mos e dëmtojë Z. Veseli gjatë kësaj periudhe tranzicioni dhe që interesat e [Z. Veseli] të mbrohen”, thuhet në vendim.

Tutje, në vendim thuhet se Veseli kërkon që Rodney Dixon të emërohet si avokat i tij.

“Regjistri mori, përmes Bashkë-Avokatëve, një formular të nënshkruar ku Z. Veseli kërkon emërimin e Z. Dixon si Avokat i tij i ri, dhe një formular të nënshkruar të fuqisë së avokatit në mbështetje të kësaj. Paneli është i kënaqur që vazhdimësia e përfaqësimit të Z. Veseli do të sigurohet”, thuhet në vendim.

Në vendim gjithashtu thuhet se Paneli është i kënaqur që zëvendësimi i tij nuk do të shkaktojë ndonjë padrejtësi për Veselin apo të akuzuarit e tjerë.

“Duke marrë parasysh sa më sipër, Paneli konsideron se kërkesa për përfundimin e hershëm të përfaqësimit të Z. Emmerson si Avokat i Z. Veseli përputhet me të drejtat e Z. Veseli dhe siguron në mënyrë të përshtatshme përfaqësimin e tij efektiv. Paneli është i kënaqur që zëvendësimi nuk do të shkaktojë ndonjë padrejtësi për Z. Veseli apo për ndonjë nga të bashkë-akuzuarit e tij. Paneli është gjithashtu i kënaqur që ndryshimi i Avokatit Kryesor nuk do të shkaktojë vonesë në procedurat. Paneli vëren në këtë drejtim se Z. Veseli do të vazhdojë të ndihmohet nga dy Avokatë të tjerë, të cilët janë përfshirë në këtë çështje për një kohë të gjatë”, thuhet tutje./BetimipërDrejtësi