Ulje e çmimeve te prodhimet bimore në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë te ato shtazore pati rritje

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e çmimeve te prodhimet bimore për 2.2 përqind, ndërkohë të prodhimet shtazore pati rritje për 7.6 përqind, transmeton Portalb.mk. Në krahasim me qershorin e kaluar, këtë qershor ulje më të madhe ka pasur te drithërat dhe orizi (24.1 %), ndërsa rritje te blegtoria (8.4 %) dhe produktet me […]

Ulje e çmimeve te prodhimet bimore në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë te ato shtazore pati rritje
Bujqësi, tokë, duhan

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e çmimeve te prodhimet bimore për 2.2 përqind, ndërkohë të prodhimet shtazore pati rritje për 7.6 përqind, transmeton Portalb.mk.

Në krahasim me qershorin e kaluar, këtë qershor ulje më të madhe ka pasur te drithërat dhe orizi (24.1 %), ndërsa rritje te blegtoria (8.4 %) dhe produktet me origjinë shtazore (7.2 %).

Muaji qershor në përgjithësi te produktet bujqësori ka regjistruar rritje të çmimeve për 0.3 përqind, krahasuar me qershorin e kaluar. Ndërkohë te mjetet e shpenzuara pati ulje për 0.1 përqind.

Ulje më e madhe te shpenzimet për bujqësi pati te plehrat minerale (12.8 %) dhe farat (6.8 %), ndërkohë rritje më të madhe të çmimeve pati te makineritë dhe pajisjet (9.7 %), mallrat (9.7 %) dhe pajisjet e transportit (8.8 %).