Kroacia po dërgon një avion me dy ekuipazhe, për të ndihmuar me zjarret në RMV

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pardje ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit, transmeton Portalb.mk. Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, dërgon një avion kanadez me dy ekuipazhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë humanitare për […]

Kroacia po dërgon një avion me dy ekuipazhe, për të ndihmuar me zjarret në RMV
Avion për shuarjen e zjarreve. Foto: e marrë nga QMK me leje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pardje ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, dërgon një avion kanadez me dy ekuipazhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë humanitare për shuarjen e zjarreve, njoftuan nga Ministria.

Bëhet fjalë për aeroplan Canadair CL-415 me dy ekuipazhe, të cilët dërgohen me urdhër të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes Ivan Anusic.

Përndryshe, dje Turqia dërgoi një helikopter dhe dy “airtraktorë” në Maqedoninë e Veriut, për t’iu bashkuar gjendjes së krizës së luftës kundër shuarjes së zjarreve.