Mickoski: VMRO nuk do ta mbështesë interpelancën ndaj Gashit

Kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi se VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë interpelancën ndaj kryearit të Kuvendit Afrim Gashi i iniciuar nga “E Majta”, shkruan Alsat. Sipas kryeministrit, Gashi e kryen detyrën The post Mickoski: VMRO nuk do ta mbështesë interpelancën ndaj Gashit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mickoski: VMRO nuk do ta mbështesë interpelancën ndaj Gashit

Kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi se VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë interpelancën ndaj kryearit të Kuvendit Afrim Gashi i iniciuar nga “E Majta”, shkruan Alsat.

Sipas kryeministrit, Gashi e kryen detyrën në mënyrë serioze.

“Nuk shohim arsye për interpelancë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, pasi mënyra si sillet si kryetar në Kuvend, si i udhëheqë seancat dhe gjithçka që ndodh atje, me të vërtetë paraqet sjellje serioze të ndryshme prej asaj që e ka bërë parapraku i tij. Koalicioni i LSDM-së, BDI-së dhe të Majtës, ma merr mendja kanë motivet e tyre pse dorëzojnë këso lloje të interpelancave”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Sipas të Majtës, Gashi duhet të shkarkohet nga detyra e kryetarit të Kuvendit, pasi që sipas tyre, punon në mënyrë të pabindur, joprofesionale, të pandërgjegjshme dhe “mbi të gjitha të paligjshme dhe antikushtetuese”.

Në ndërkohë, LSDM tanimë disa ditë vazhdon të kërkojë llogari në lidhje me rastin e Afrim Gashit, ku me veturë zyrtare, ka udhëtuar në kosovë për të marrë pjesë në një dasëm. Sipas LSDM-së, Gashi ka keqpërdorur pikën kufitare, ndërkaq për këtë përgjejgës është edhe ministri Pançe Toshkovski.

“Është koha për përgjegjësi, atje ku me të vërtetë është lokalizuar, duke filluar nga ministri Toshkovski e deri në fund. Kërkojmë tërësisht të deklasifikohen dhe të publikohen incizimet nga pika kufitare Bllace gjatë kohës së tërë ditës. Qytetarët të shohin se kush ka kaluar pa kontroll, por edhe të shohin nëse edhe vetura tjera lëshohen në pikën kufitare Bllacë. Kjo do të jetë bazë edhe për organet hetuese, Prokurorinë Publike, që në procedurë transparente dhe pa trysni ta konstatojë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve në këtë skandal të madh”, theksoi Bogdanka Kuzeska.

Ndryshe, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, u pa vetura zyrtare e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, e cila ishte rreshtuar me vetura tjera të dasmorëve në Pikën Kufitare Bllacë.

Nga Kabineti i Gashit, theksojnë se janë respektuar të gjitha procedurat. Seanca për interpalencën ndaj Gashit është caktuar për më 3 shtator./ Alsat.mk

The post Mickoski: VMRO nuk do ta mbështesë interpelancën ndaj Gashit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .