SHBA: Do të punojmë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të ruajtur Marrëveshjen e Prespës

SHBA-të thonë se do të punojnë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të mbajtur përfitimet e Marrëveshjes së Prespës, pasi kryeministri Hristijan Mickoski në deklarimet publike gjatë kohës së The post SHBA: Do të punojmë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të ruajtur Marrëveshjen e Prespës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

SHBA: Do të punojmë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të ruajtur Marrëveshjen e Prespës

SHBA-të thonë se do të punojnë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të mbajtur përfitimet e Marrëveshjes së Prespës, pasi kryeministri Hristijan Mickoski në deklarimet publike gjatë kohës së Samitit të NATO-s në Washington nuk e përdori gjithmonë emrin kushtetues të shtetit.

Kur u bë kryeministër, Mickoski tha se brenda vendit do ta përdorte emrin Maqedoni, ndërsa jashtë Maqedonia e Veriut.

Në pyetjen nga “Zëri i Amerikës” nëse Shtetet e Bashkuara do të bisedojnë me qeverinë e re sepse kryeministri nuk e ka përdorur emrin zyrtar të vendit as në Uashington, Departamenti i Shtetit është përgjigjur:

“Marrëveshja e Prespës ishte një arritje historike në zhbllokimin e arritjeve të sigurisë në Evropën Jugore dhe Lindore. Shtetet e Bashkuara mbështesin këtë marrëveshje jetike, ritheksojnë rëndësinë e respektimit të saj dhe do të punojnë me të gjitha palët për të ruajtur përfitimet e saj”.

Samiti i NATO-s në Uashington ka përfunduar sot dhe nuk ka informacione zyrtare nëse Mitsotakis dhe Mickoski janë takuar gjatë mbajtjes së tij.

The post SHBA: Do të punojmë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të ruajtur Marrëveshjen e Prespës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .