Taravari: VLEN do të ketë 7 zëvendësministra

Kreu i Aleancës për shqiptarët Arben Taravari deklaroi se VLEN do të ketë shtatë zëvendësministra ndërkohë që ka bërë të ditur emrat e atyre të ASH-së pasi tha se  kanë The post Taravari: VLEN do të ketë 7 zëvendësministra appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Taravari: VLEN do të ketë 7 zëvendësministra

Kreu i Aleancës për shqiptarët Arben Taravari deklaroi se VLEN do të ketë shtatë zëvendësministra ndërkohë që ka bërë të ditur emrat e atyre të ASH-së pasi tha se  kanë kaluar në kryesinë qëndrore.

ARBEN TARAVARI, KREU I ASH-SË

 “VLEN e di që ka 7 zëvendë sministra. E di që Aleanca për Shqiptarët ka Bujqësinë dhe Mbrojtjen, këto të tjerat nuk më kujtohen, Transporti dhe Lidhjet, Ministria për Punë të Brendshme, për Sport, Arsim është e gjashta dhe Kultura. Unë i tregoj të ASh-së se i kemi kaluar në kryesinë qendrore. Zv/ministre për Mbrojtje do të jetë zonja Ilfete Ismaili dhe zv/ministër për Bujqësi do të jetë Flakron Bexheti”.

Më herët tre partitë e tjera të koalicionit “VLEN” kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve të propozuar për zëvendësministra.

Lëvizja Besa ka propozuar Sedat Sulejmanin për zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Alternativa mori postin e zëvendësministrit në Ministrinë e re të Sportit, ku propozuan ish-deputeten Safie Sadiki Shaini, dhe për zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliun.

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka dy zëvendësministra, Muamet Ameti për MPB-në dhe Kaltrina Zekolli për Transport dhe Lidhje.

/SHENJA/

The post Taravari: VLEN do të ketë 7 zëvendësministra appeared first on Flaka, në çdo lajm... .