Theret me thikë një person në Deçan, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë sot në Deçan. Ngjarja ka ndodhur pas një incidenti që ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Rugova bëri të ditur se i dyshuari lidhur me rastin ka përfunduar në pranga. “Viktima është dërguar në […]

Theret me thikë një person në Deçan, arrestohet i dyshuari
theret-me-thike-nje-person-ne-decan,-arrestohet-i-dyshuari

theret-me-thike-nje-person-ne-decan,-arrestohet-i-dyshuari

Një person është therur me thikë sot në Deçan.

Ngjarja ka ndodhur pas një incidenti që ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova bëri të ditur se i dyshuari lidhur me rastin ka përfunduar në pranga.

“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas për shkak të gjendjës së tij në QKUK-Prishtinë, për tretman mjekësor, personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjës mirëpo është arrestuar nga Policia, gjithashtu mjeti me të cilin dyshohet së është kryer vepra është sekuestruar, i njejti me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në Tentativë””, tha ai.