Ngatërroi Zelenskyn me Putin, ironizon Zakharova: Biden është një kandidat pro-rus

Zëdhënësja diplomatike ruse Maria Zakharova ironizoi presidentin amerikan Joe Biden për gafën e tij gjatë samitit të NATO-s, ku iu referuar liderit ukrainas Volodymyr Zelensky si Putin. “Më duket se ndërhyrja famëkeqe ruse në zgjedhjet amerikane nuk mund të fshihet më: ekziston një kandidat pro-rus i kontrolluar nga “dora e Kremlinit”, tha Zakharova me ironi, [...]Read More...

Ngatërroi Zelenskyn me Putin, ironizon Zakharova: Biden është një kandidat pro-rus

Zëdhënësja diplomatike ruse Maria Zakharova ironizoi presidentin amerikan Joe Biden për gafën e tij gjatë samitit të NATO-s, ku iu referuar liderit ukrainas Volodymyr Zelensky si Putin.

“Më duket se ndërhyrja famëkeqe ruse në zgjedhjet amerikane nuk mund të fshihet më: ekziston një kandidat pro-rus i kontrolluar nga “dora e Kremlinit”, tha Zakharova me ironi, sipas Tass.

Presidenti amerikan Joe Biden, teksa donte t’i jepte fjalën presidentit ukrainas, e ngatërroi duke e quajtur Putin. Por ai e kuptoi shumë shpejt gabimin dhe u mundua ta justifikojë duke thënë se është shumë i fokusuar që Ukraina të fitojë luftën kundër Rusisë dhe Putin, ndaj ndodhi edhe ngatërresa.

“Dhe tani do t’ia jap fjalën presidentit të Ukrainës, i cili ka guxim dhe vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, President Putin”, tha 81 vjeçari, i cili e kuptoi gabimin dhe u kthye duke thënë : “…ai do ta rrahë Presidentin Putin. Presidenti Zelensky. Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit”./abcnews.al