Ngrihet aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-shefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special. Sipas njoftimit të Prokurorisë, Krasniqi dyshohet për kryerjen e veprës penale që përfshin keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë periudhës nga 15 […]

Ngrihet aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit
ngrihet-aktakuze-ndaj-nagip-krasniqit

ngrihet-aktakuze-ndaj-nagip-krasniqit

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-shefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Krasniqi dyshohet për kryerjen e veprës penale që përfshin keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë periudhës nga 15 tetor 2021 deri më 19 prill 2023.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K.

Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Krasniqi ishte liruar nga posti i tij si shef i KEK-ut më 24 prill të këtij viti, pasi ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar. Pas arrestimit, në muajin shtator të vitit të kaluar, ai u lirua nga paraburgimi, por me kushtin që të mos t’i afrohej objektit të KEK-ut për një distancë prej 50 metrash.

Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill, pas bastisjeve që janë kryer nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij dhe i njëjti u dërgua në mbajtje.

Nagip Krasniqi më 25 prill 2023 ishte pezulluar nga detyra e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, masë kjo e cila i ishte vazhduar edhe për gjashtë muaj në tetor.

Më 15 shtator, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte liruar nga paraburgimi ish-kryeshefin e KEK-ut të akuzuar për korrupsion, Nagip Krasniqin.