Ngushtohet gara presidenciale/Sondazhet: Kamala Harris dhe Trump “kokë më kokë” në shtetet kryesore

Sipas një sondazhi të Bloomberg News/Morning Consult, beteja mes dy Harris dhe Trump në të gjitha shtetet kyçe po ngushtohet, pasi 48% e të anketuarve që thanë se do të votojnë për ish-prokuroren, dhe 47% për miliarderin amerikan. Harris kishte një epërsi prej 11 pikësh ndaj Trump në Michigan, dy pikë në Nevada, Arizona dhe [...]Read More...

Ngushtohet gara presidenciale/Sondazhet: Kamala Harris dhe Trump “kokë më kokë” në shtetet kryesore

Sipas një sondazhi të Bloomberg News/Morning Consult, beteja mes dy Harris dhe Trump në të gjitha shtetet kyçe po ngushtohet, pasi 48% e të anketuarve që thanë se do të votojnë për ish-prokuroren, dhe 47% për miliarderin amerikan.

Harris kishte një epërsi prej 11 pikësh ndaj Trump në Michigan, dy pikë në Nevada, Arizona dhe Wisconsin. Ndërkohë, 78-vjeçari Donald Trump kryeson ndaj Kamala Harris me 4% në Pensilvani dhe dy pikë në Karolinën e Veriut.

Shteti në të cilin dy kundërshtarët kanë vota të barabarta, përkatësisht 47% është Xhorxhia. Në sondazh kanë marrë pjesë 5000 votuesi nga data 24 deri më 28 korrik.

Gjetjet e sondazhit të Bloomberg/Morning Consult tregojnë një rritje të konsiderueshme në popullaritetin e Harris pas vendimit të Biden për të mos kërkuar një mandat të dytë presidencial.

Më pak se 24 orë pasi presidenti demokrat njoftoi se do të tërhiqej nga gara, nënpresidentja Kamala arriti të mbledhë më shumë 200 milionë dollarë.

Kryetarët e Komitetit Kombëtar Demokratik dhe të Konventës Kombëtare Demokratike njoftuan dje se Harris është kandidatja e vetmja në zgjedhjet paraprake të partisë.

Votimi fillon sot dhe përfundon më 5 gusht për të kurorëzuar Harris si kandidaten presidenciale përpara konventës së partisë në mes të muajit, e cila do të ratifikojë nominimin.

/abcnews.al