Nis fluksi në pikëkalimet kufitare, në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ditë më parë apeloi mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb. Një deklaratë e tillë e MPJD-së erdhi pas rastit në Serbi ku mbeti i vrarë një polic serb dhe një […]

Nis fluksi në pikëkalimet kufitare, në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë
nis-fluksi-ne-pikekalimet-kufitare,-ne-merdar-pritjet-per-te-hyre-ne-kosove-deri-ne-1-ore

nis-fluksi-ne-pikekalimet-kufitare,-ne-merdar-pritjet-per-te-hyre-ne-kosove-deri-ne-1-ore

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ditë më parë apeloi mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

Një deklaratë e tillë e MPJD-së erdhi pas rastit në Serbi ku mbeti i vrarë një polic serb dhe një tjetër u plagos.

E sot Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur për pritje në pikat kufitare Merdar dhe te Dheu Bardhë (ora 12:03).

Në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë janë 50-60 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë 30-40 min.

Pritjet për të hyrë në Kosovë ka edhe në Jarinje deri në 25 minuta si dhe në Bërnjak 10-15 min. /Telegrafi/