Nita Shala, ambasadore e Kosovës në Itali

Nga sot, Nita Shala do të jetë Ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali, kështu ka bërë të ditur ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Gërvalla ka prezantuar ambasadoren e re, Nita Shala duke treguar se ajo është profesoreshë e së drejtës dhe avokate me eksperiencë të gjerë profesionale në institucione ndërkombëtare. “Ajo mban titullin doktor […]

Nita Shala, ambasadore e Kosovës në Itali
nita-shala,-ambasadore-e-kosoves-ne-itali

nita-shala,-ambasadore-e-kosoves-ne-itali

Nga sot, Nita Shala do të jetë Ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali, kështu ka bërë të ditur ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Gërvalla ka prezantuar ambasadoren e re, Nita Shala duke treguar se ajo është profesoreshë e së drejtës dhe avokate me eksperiencë të gjerë profesionale në institucione ndërkombëtare.

“Ajo mban titullin doktor shkencash në drejtësi nga Graduate Institute-Geneva dhe ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, studimet master për drejtësi penale në Universitetin e Oxfordit dhe studime ekzekutive në Harvard, Shkolla për Qeverisje Kennedy”

“Jemi të bindur që me Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës, Nita Shala, marrëdhëniet tona ndërshtetërore me Italinë do të shënojnë hapa të ri të zhvillimit dhe fuqizimit të tyre. Ambasada jonë dhe Ambasadorja Shala do t’i shërbejnë me përkushtim mërgatës sonë të përqendruar në Itali”, ka shkruar Gërvalla.

Gërvalla po ashtu ka falënderuar Ambasadoren e deritanishme, Lendita Haxhitasim, për kontributin e saj të çmuar.