Noizy reagon sërish pasi u la i lirë: Dy fjalë për ju që…

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, ka reaguar në një postim në Instagram, pak pasi ka dalë nga burgu, pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, që e la të lirë. Artisti e ka nisur me falenderime deklaratën e tij, duke përmendur fansat, miqtë dhe familjarët. “Në mungesë disa dashuri... The post Noizy reagon sërish pasi u la i lirë: Dy fjalë për ju që… appeared first on AfterParty.

Noizy reagon sërish pasi u la i lirë: Dy fjalë për ju që…

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, ka reaguar në një postim në Instagram, pak pasi ka dalë nga burgu, pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, që e la të lirë.

Artisti e ka nisur me falenderime deklaratën e tij, duke përmendur fansat, miqtë dhe familjarët.

“Në mungesë disa dashuri shkëlqejnë me fort”, shkruan Noizy, duke shtuar se: “Nuk do ta harroj kurrë”.

Po këngëtari nuk ka lënë pa përmendur edhe rastin në fjalë për të cilën akuzohet, ku thekson se është është person që bëj muzikë, art dhe biznes, që nuk kanë lidhje me dhunën, ndërsa ka shprehur respekt për drejtësinë.

Postimi i plotë i Noizy-t

Hey, Faleminderit nga zemra të gjithëve. Në mungesë disa dashuri shkëlqejnë me fort. Faleminderit fansave të mi më të mirët në botë, miqve të mi, kolegëve të mi, që më kanë dhënë zemër në këtë moment të vështirë. Nuk do ta harroj kurrë!
Faleminderit familjes time që giithmonë me durim e dashuri për mua. Do punoj më shumë për t’jua shpërbly.
Dy fjalë për të gjithë ju që keni lexuar aq shumë tituj e komente për mua këto dy javë:
-Unë bëj muzikë, bëj art dhe biznes, e asnjëra nuk ka lidhje me dhunën. Nuk kam asgjë të re për të thënë se fjalën e ka drejtësia. Pres dhe respektoj institucionet e drejtësisë së vendit tim dhe të Kosovës që e kam po ashtu në zemër.
Nga ana tjetër, un do të vazhdoj të bëj muzikë për shqiptarët dhe fansat e mi kudo ndodhen nëpër botë, por dua ta nënvizoj se askush nuk ma ndalon dot t’i këndoj kombit tim, ku bën pjesë dhe Kosova që e kam në zemër gjithmonë.
Ju dua shumë, mirënjohje, Rigelsi

The post Noizy reagon sërish pasi u la i lirë: Dy fjalë për ju që… appeared first on AfterParty.