OKB: Kequshqyerja po përkeqësohet në zonat e kontrolluara nga qeveria e Jemenit

Kequshqyerja akut po rritet me shpejtësi në zonat e Jemenit të kontrolluara nga qeveria, me rastet më kritike përgjatë zonave të bregdetit të Detit të Kuq, thanë ekspertët e OKB-së për sigurinë ushqimore në një raport të lëshuar të dielën. Lufta midis qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite dhe milicisë Houthi të lidhur me Iranin, [...]Read More...

OKB: Kequshqyerja po përkeqësohet në zonat e kontrolluara nga qeveria e Jemenit

Kequshqyerja akut po rritet me shpejtësi në zonat e Jemenit të kontrolluara nga qeveria, me rastet më kritike përgjatë zonave të bregdetit të Detit të Kuq, thanë ekspertët e OKB-së për sigurinë ushqimore në një raport të lëshuar të dielën.

Lufta midis qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite dhe milicisë Houthi të lidhur me Iranin, ka shkaktuar kolapsin ekonomik të vendit dhe një nga krizat më të rënda humanitare në botë.

Në një raport, Grupi Teknik i Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar të OKB-së (IPC) në Jemen tha se kequshqyerja ishte përkeqësuar nga efekti i kombinuar i përhapjes së sëmundjeve si kolera dhe fruthi, mungesa e ushqimit me vlera ushqyese, mungesa e ujit të pijshëm dhe rënie më të gjerë ekonomike.

Numri i fëmijëve në Jemen nën moshën pesë vjeç që vuajnë nga kequshqyerja akute është rritur me 34 për qind krahasuar me vitin e kaluar në zonat e kontrolluara nga qeveria, thuhet në raport. Kjo barazohej me rreth 600,000 fëmijë, duke përfshirë 120,000 të cilët ishin të kequshqyer rëndë.

Në raport nuk thuhet nëse ka pasur ndonjë vdekje të kohëve të fundit nga uria e rëndë apo si ishin kushtet në zonat e kontrolluara nga Houthi të vendit.

Forcat Houthi mbajnë shumicën e qendrave të mëdha urbane të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sanaa, ndërsa qeveria e mbështetur nga Arabia Saudite është e vendosur në Aden në jug.

Koalicioni i udhëhequr nga Riadi ndërhyri në Jemen në mars të vitit 2015 pasi Houthi-t rrëzuan qeverinë nga Sanaa. Houthi-t thonë se po luftojnë një sistem të korruptuar dhe agresion të huaj.

Konflikti shumëplanësh, në të cilin disa fraksione po luftojnë për pushtet, ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz./abcnews.al