Putin viziton Azerbajxhanin në mes të sulmit ukrainas në Kursk

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur sot në Baku të Azerbajxhanit për një vizitë zyrtare dyditore, gjatë së cilës do të takohet me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, njoftoi Kremlini. Vizita në këtë vend, i cili është një partner i ngushtë i Moskës, por në të njëjtën kohë një furnizues i rëndësishëm energjie për [...]Read More...

Putin viziton Azerbajxhanin në mes të sulmit ukrainas në Kursk

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur sot në Baku të Azerbajxhanit për një vizitë zyrtare dyditore, gjatë së cilës do të takohet me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, njoftoi Kremlini.

Vizita në këtë vend, i cili është një partner i ngushtë i Moskës, por në të njëjtën kohë një furnizues i rëndësishëm energjie për vendet e Perëndimit, zhvillohet ndërkohë që vazhdon sulmi i paprecedentë i forcave ukrainase në territorin rus, në rajonin e Kurskut.

Presidenti rus do të diskutojë nesër me Aliyev “çështjet që lidhen me zhvillimin e bashkëpunimit strategjik dhe marrëdhëniet e aleancës midis Rusisë dhe Azerbajxhanit, si dhe problemet ndërkombëtare dhe rajonale”, tha Kremlini.

Putin e vizitoi Azerbajxhanin për herë të fundit në vitin 2018.

Azerbajxhani , i cili do të presë samitin e ardhshëm të klimës (COP29) në nëntor, është një prodhues i madh i gazit natyror dhe i është drejtuar nga Bashkimi Evropian për të mbuluar mungesat pasi dërgesat ruse ranë pas fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Kundër Putinit është lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare që nga marsi i vitit 2023, për “zhvendosjen” e fëmijëve nga Ukraina në Rusi, gjë që ndërlikon lëvizjet e tij jashtë vendit. Moska i kundërshton kategorikisht akuzat./abcnews.al