Osmani e Kurti, krenarë me ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike
Kurti për sportistët kosovarë në Lojërat Olimpike: Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë The post Osmani e Kurti, krenarë me ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike appeared first on Albinfo.
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi të ekipit të Kosovës, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, duke thënë se ka ndier krenari dhe emocione, kur flamuri i Kosovës u shpalos nga ata, përcjell albinfo.ch.
“Sonte, ndiejmë krenari, nder dhe një ndjenjë të thellë emocioni ndërsa shikojmë 9 atletët tanë të jashtëzakonshëm që mbajnë flamurin tonë shtetëror në hapjen e Lojërave Olimpike Paris 2024”, ka shkruar Osmani në “X”.
Gjatë ditës, ajo ka thënë se ekipi i Kosovës është ekipi më i mirë nga të gjithë ata që po marrin pjesë në këto lojëra.
Ndërkohë kryeministri Albin Kurti në një postim në rrjetet sociale u ka ururar suksese sportistëve kosovarë, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, duke shpërndarë edhe video nga ceremonia e parakalimit të ekipit të Kosovës.
“Mespërmes lumit Sena, para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë! Nëntë sportistëve tanë u urojmë shumë suksese e fat në disiplinat e tyre”, ka shkruar kryeministri.
The post Osmani e Kurti, krenarë me ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike appeared first on Albinfo.