Osmani takon në Londër shefen në ardhje të diplomacisë së BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Londër ka takuar edhe kryeministren e dorëhequr të Estonisë, Kaja Kallas, e cila së shpejti do të marrë detyrën e shefes së diplomacisë evropiane në vend të spanjollit Josep Borell. “Gjithmonë kënaqësi biseda me kryeministren Kaja Kallas, këtë herë përgjatë […]

Osmani takon në Londër shefen në ardhje të diplomacisë së BE-së
osmani-takon-ne-londer-shefen-ne-ardhje-te-diplomacise-se-be-se

osmani-takon-ne-londer-shefen-ne-ardhje-te-diplomacise-se-be-se

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Londër ka takuar edhe kryeministren e dorëhequr të Estonisë, Kaja Kallas, e cila së shpejti do të marrë detyrën e shefes së diplomacisë evropiane në vend të spanjollit Josep Borell.

“Gjithmonë kënaqësi biseda me kryeministren Kaja Kallas, këtë herë përgjatë Samitit EPC. Paqja dhe siguria e kontinentit evropian kërkojnë lidership të fuqishëm dhe të gatshëm, gjë që Kallas e ka demonstruar në mënyrë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Osmani.