Osmani takon presidentin e FIFA-s, i shtron nevojën për ndërtimin e fushave të reja sportive në Kosovë

Gjatë qëndrimit në Paris, Presidentja Osmani u prit në takim nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Në njoftimn nga Presidenca theksohet se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Paris, është pritur në takim nga presidenti i FIFA-a, Gianni Infantino, me të cilin diskutoi për prezantimin e deritashëm të garuesve të Kosovës […]

Osmani takon presidentin e FIFA-s, i shtron nevojën për ndërtimin e fushave të reja sportive në Kosovë
osmani-takon-presidentin-e-fifa-s,-i-shtron-nevojen-per-ndertimin-e-fushave-te-reja-sportive-ne-kosove

osmani-takon-presidentin-e-fifa-s,-i-shtron-nevojen-per-ndertimin-e-fushave-te-reja-sportive-ne-kosove

Gjatë qëndrimit në Paris, Presidentja Osmani u prit në takim nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Në njoftimn nga Presidenca theksohet se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Paris, është pritur në takim nga presidenti i FIFA-a, Gianni Infantino, me të cilin diskutoi për prezantimin e deritashëm të garuesve të Kosovës në Lojërat Olimpike, por edhe për mundësitë për mbështetjen nga kjo organizatë për zhvillimin e infrastrukturës sportive të shtetit tonë.

“Theks i veçantë në takim iu kushtua mbështetjes së futbollit të vajzave si dhe bashkëpunimit në projekte konkrete.
Në këtë kontekst Presidentja shtroi nevojën për ndërtimin e fushave të reja sportive në funksion të zhvillimit të sportit dhe zhvillimit të talentëve të rinj”, thuhet në njoftim.

“Presidenti i FIFA-s, Infantino, ndërkaq tha se kjo organizatë sportive është e gatshme që për çdo fushë sportive që ndërtohet në Kosovë, FIFA ta ofrojë ndërtimin e një fushe të re. Poashtu u diskutua për bashkëpunim në programe të sportit në shkolla si dhe fusha të tjera”, thuhet në njoftim.