Paralajmërohej performanca e tij në Gjilan, Noizy tregon se a do të jetë sonte aty

Reperi Noizy, është në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi që dyshohet se ditë më parë u përfshi në një përleshje me grupin e tij në një diskotekë në Pejë. Policia ende nuk ka arritur që ta kapë atë, kurse sonte është paralajmëruar se do të jetë në diskotekën “Stop” në Gjilan, për të kënduar.…

Paralajmërohej performanca e tij në Gjilan, Noizy tregon se a do të jetë sonte aty

Reperi Noizy, është në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi që dyshohet se ditë më parë u përfshi në një përleshje me grupin e tij në një diskotekë në Pejë.

Policia ende nuk ka arritur që ta kapë atë, kurse sonte është paralajmëruar se do të jetë në diskotekën “Stop” në Gjilan, për të kënduar.

Mirëpo para pak çastesh ka qenë vetë reperi i cili ka konfirmuar përmes një Instastory se sot nuk do të jetë në Gjilan.

“Sonte nuk mund te jem ne Gjilan”, ka shkruar Noizy.

Ndryshe Policia e Kosovës ka njoftuar se reperi do të arrestohet në momentin që do të haset nga zyrtarët policor. /Lajmi.net/