Për herë të parë në histori, Shqipëria fiton medalje olimpike

Shqipëria ka fituar medaljen e parë olimpike, falë fitores së mundësit Valiev në finalen e medaljes së bronztë kundër mundësit nga Taxhikistani, Rassadin, transmeton albinfo.ch. 25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë, fitoi medaljen e bronztë në peshën 74 kg stil i lirë, duke mundur 6-2 kundërshtarin e tij. Kjo është medalja e parë e […] The post Për herë të parë në histori, Shqipëria fiton medalje olimpike appeared first on Albinfo.

Për herë të parë në histori, Shqipëria fiton medalje olimpike

Shqipëria ka fituar medaljen e parë olimpike, falë fitores së mundësit Valiev në finalen e medaljes së bronztë kundër mundësit nga Taxhikistani, Rassadin, transmeton albinfo.ch.

25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë, fitoi medaljen e bronztë në peshën 74 kg stil i lirë, duke mundur 6-2 kundërshtarin e tij.

Kjo është medalja e parë e Shqipërisë në historinë e saj në Lojërat Olimpike, teksa shpresat qëndrojnë dhe për një medalje tjetër të bronztë me mundësin çeçen Islam Dudaev, i cili rikthehet në garë pas fitores së iranianit Amouzadkhalili në gjysmëfinale.

The post Për herë të parë në histori, Shqipëria fiton medalje olimpike appeared first on Albinfo.