Përfundon protesta e shqiptarëve në Bujanoc, kërkohet që të ndalet shtypja nga Beogradi

Me një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës u kërkohet autoriteteve në Beograd të ndalojnë shtypjen e shqiptarëve, ka përfunduar protesta e shqiptarëve në Bujanoc. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar sot në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe. Nën pankartat “Kthema adresën”, “Duam libra […] The post Përfundon protesta e shqiptarëve në Bujanoc, kërkohet që të ndalet shtypja nga Beogradi appeared first on Albinfo.

Përfundon protesta e shqiptarëve në Bujanoc, kërkohet që të ndalet shtypja nga Beogradi

Me një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës u kërkohet autoriteteve në Beograd të ndalojnë shtypjen e shqiptarëve, ka përfunduar protesta e shqiptarëve në Bujanoc.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar sot në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Nën pankartat “Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, transmeton albinfo.ch.

Protesta ka nisur rreth orës 11:00, me intonimin e himnit kombëtar dhe me një minutë heshtje për të gjithë dëshmorët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare.

Në protestë kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, në mesin e të cilëve ishin edhe përfaqësuesit e shqiptarëve, si kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

 

The post Përfundon protesta e shqiptarëve në Bujanoc, kërkohet që të ndalet shtypja nga Beogradi appeared first on Albinfo.