Pesë lajme nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë

Pasojat e fatkeqësive natyrore dhe polemika e madhe e maceve zvicerane janë ndër lajmet zvicerane që morën më shumë vëmendje këtë javë. Macet janë ‘të këqija për biodiversitetin’, argumenton shoqata zvicerane Rreth 1.85 milionë mace aktualisht jetojnë në Zvicër, një numër që përfshin macet e brendshme dhe të jashtme. Ndërsa macet e brendshme nuk paraqesin […] The post Pesë lajme nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë appeared first on Albinfo.

Pesë lajme nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë

Pasojat e fatkeqësive natyrore dhe polemika e madhe e maceve zvicerane janë ndër lajmet zvicerane që morën më shumë vëmendje këtë javë.

Macet janë ‘të këqija për biodiversitetin’, argumenton shoqata zvicerane

Rreth 1.85 milionë mace aktualisht jetojnë në Zvicër, një numër që përfshin macet e brendshme dhe të jashtme.

Ndërsa macet e brendshme nuk paraqesin asnjë problem, ato që bredhin jashtë janë të këqija për biodiversitetin, sipas Shoqatës Zvicerane për Mbrojtjen e Klimës, e cila po planifikon ta sjellë këtë çështje në kutinë e votimit, transmeton albinfo.ch.

Arsyeja, pretendon grupi, është se macet në natyrë janë gjahtarë famëkeq, duke vrarë rreth 30 milionë zogj në vit, përveç gjysmë milioni hardhucave, bretkosave, zhabave dhe pilivesave – të gjitha këto janë thelbësore për diversitetin biologjik.

Moti ka shkaktuar fatkeqësi të rënda natyrore në Zvicër

Rajonet e Zvicrës kanë pësuar dëme serioze të lidhura me stuhitë gjatë sezonit veror të këtij viti, duke përfshirë përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë marrë disa jetë njerëzish dhe kanë shkaktuar shumë dëme materiale.

Ka një shpjegim shkencor për këtë fenomen: sipas meoerologut Felix Blumer: gjatë pjesës më të madhe të verës së deritanishme, moti në Zvicër ka qenë i dominuar nga zona me presion të ulët.

“Janë pikërisht situatat me presion të ulët ato që janë të rëndësishme: me rrezatimin diellor të verës, toka nxehet shumë fort,” tha ai. “Ajri i ngrohtë dhe i lehtë mund të ngrihet, ftohet, kondensohet – duke rezultuar në shira dhe stuhi.”

Qytetet më të mëdha zvicerane kanë transportin publik më të ngadaltë

Think-tank Avenir Suisse u përpoq të zbulonte se sa shpejt udhëtojnë autobusët dhe tramvajet nëpër qytetet e Zvicrës – me fjalë të tjera, sa kohë, mesatarisht, udhëtarët duhet të kalojnë në këto mënyra të transportit publik përpara se të mbërrijnë në destinacionin e tyre, raporton thelocal.

Rezultatet tregojnë se në qytetet zvicerane në përgjithësi, transporti publik lejon udhëtarët të kalojnë nga pika A në pikën B me një mesatare prej 8.3 km/h.

Transporti publik më i shpejtë u gjet në St. Gallen dhe Biel / Bienne – të dyja qytete relativisht të vogla – ku autobusët dhe tramvajet lëvizin me rreth 9.5 km/h.

Në qendrat më të mëdha urbane si Cyrihu, nga ana tjetër, shpejtësia është 8.5 km/h dhe në Bazel 7.7 km/h.

Transporti publik me lëvizjen më të ngadaltë, megjithatë, është në qytetin e dytë më të madh të Zvicrës, Gjenevë, ku tramvajet dhe autobusët udhëtojnë me pak më shumë se 7 km/h.

A do të jetë veçanërisht serioz sezoni i ardhshëm i gripit?

Sezoni i gripit zakonisht nuk fillon në Zvicër deri në dhjetor, por Australia, ku shumë njerëz vuajnë nga gripi tani, shkakton shqetësime tek ekspertët zviceranë të shëndetit.

“Australia është treguesi ynë, kështu që ne e dimë se e njëjta situatë po vjen këtu,” tha specialisti zviceran i sëmundjeve infektive Andreas Widmer. Situata në atë qark “nuk na premton mirë”.

Sido që të jetë ashpërsia e sezonit të ardhshëm të gripit, megjithatë, mjekët theksojnë se në dimër, Covid dhe Virusi Syncitial Respirator (RSV) do të qarkullojnë paralelisht me gripin.

Të tre janë shumë ngjitës dhe potencialisht të rrezikshëm për të moshuarit, njerëzit me gjendje mjekësore kronike ose sistem imunitar të shtypur.

Banorët e qytetit mërzitin banorët e komuniteteve të vogla

Me kostot e larta të qirasë në qytetet zvicerane, një numër në rritje i njerëzve zhvendosen nga qendrat urbane në fshat, ku kostot e strehimit janë më të lira, por shpesh popullata lokale e sheh prezencën e të ardhurve shqetësuese.

Kjo për shkak se banorët e qytetit jo gjithmonë integrohen mirë në jetën rurale dhe nuk marrin pjesë në aktivitetet lokale.

Për më tepër, fluksi i banorëve të rinj bën që qiratë dhe çmimet e tjera të banesave në komunitetet e vogla të rriten.

The post Pesë lajme nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë appeared first on Albinfo.