Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin e gjizës nga Serbia në Kosovë

Mbrëmë rreth orës 19:00 në brezin kufitar mes fshatit Renatocë të Serbisë dhe fshatit Inatocë të Kosovës, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet/furgon i cili është vënë re duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Bëhet e ditur se pas ndalimit, gjatë kontrollit të automjetiti i cili po drejtohej nga i dyshuari […]

Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin e gjizës nga Serbia në Kosovë
policia-e-kosoves-parandalon-kontrabandimin-e-gjizes-nga-serbia-ne-kosove

policia-e-kosoves-parandalon-kontrabandimin-e-gjizes-nga-serbia-ne-kosove

Mbrëmë rreth orës 19:00 në brezin kufitar mes fshatit Renatocë të Serbisë dhe fshatit Inatocë të Kosovës, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet/furgon i cili është vënë re duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Bëhet e ditur se pas ndalimit, gjatë kontrollit të automjetiti i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull janë gjetur të ngarkuara 102 kovë me nga 10 kilogramë gjizë me peshë gjithsej 1020 kilogramë, pa dokumente përcjellëse mbi prejardhjen e mallit.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale në bashkëpunim edhe me prokurorinë e shtetit, ndërsa automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor përkatës.