Portugalia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e prekura nga zjarret

Qeveria portugeze ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat më të prekura nga zjarret, përfshirë zonën Aveiro, në jug të Portos. Më shumë se 100 zjarre janë aktive aktualisht në vend dhe të paktën shtatë njerëz kanë vdekur në Aveiro dhe Vise, duke përfshirë zjarrfikës dhe civilë, tha mbrojtja civile. Aveiro është ndër zonat më [...]Read More...

Portugalia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e prekura nga zjarret

Qeveria portugeze ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat më të prekura nga zjarret, përfshirë zonën Aveiro, në jug të Portos.

Më shumë se 100 zjarre janë aktive aktualisht në vend dhe të paktën shtatë njerëz kanë vdekur në Aveiro dhe Vise, duke përfshirë zjarrfikës dhe civilë, tha mbrojtja civile.

Aveiro është ndër zonat më të goditura, ndërsa disa zjarre të mëdha shpërthyen në zona të tjera pyjore.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende të dhëna për dëmet materiale dhe numrin e të evakuuarve, raporton AP. Kryeministri portugez Luis Montenegro u bëri thirrje hetuesve të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të gjetur përgjegjësit për ndezjen e zjarreve dhe premtoi ndihmë për të prekurit./abcnews.al