Pozonte me thika, publikohet fotoja e 19 vjeçarit që kishte planifikuar një sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë
Zbardhet identiteti i 19-vjeçarit, i cili me ndihmën e një 17-vjeçari kishte planifikuar një sulm terrorist në një koncert të Taylor Swift në Vjenë. Bëhet fjalë për Beran A., i lindur dhe rritur në zonën e Ternitz. Është publikuar gjithashtu një foto e 19-vjeçarit, në të cilën ai shfaqet duke mbajtur dy thika të mëdha. [...]Read More...
Zbardhet identiteti i 19-vjeçarit, i cili me ndihmën e një 17-vjeçari kishte planifikuar një sulm terrorist në një koncert të Taylor Swift në Vjenë. Bëhet fjalë për Beran A., i lindur dhe rritur në zonën e Ternitz.
Është publikuar gjithashtu një foto e 19-vjeçarit, në të cilën ai shfaqet duke mbajtur dy thika të mëdha.
Pictured – ISIS teen who plotted Taylor Swift concert carnage… posing with knives: Austrian neighbours say ‘harmless boy next door’ radically changed his look after becoming radicalised https://t.co/IGzO5IYXdU pic.twitter.com/HeaCkr73zw
— Daily Mail Online (@MailOnline) August 8, 2024
Sipas autoriteteve austriake, 19 vjeçari dhe 17 vjeçari u arrestuan pasi planifikonin të përdornin thika ose eksplozivë për të vrarë sa më shumë njerëz.
Në pyetje është marrë edhe një 15 vjeçar, i cili kishte qenë në kontakt me ta. Sipas policisë, të dyshuarit ndërmorën “veprime specifike përgatitore” për të kryer sulmin./abcnews.al