Presidenti i Iranit mohon dërgimin e raketave për rebelët Houthi

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka mohuar dërgimin e raketave balistike te Houthit e Jemenit, ndërsa dënon Izraelin për luftën në Gaza. “Raketën që ata lëshuan në Izrael, ne nuk e kemi as në Iran,” tha Pezeshkian gjatë konferencës së tij të parë për shtyp që kur u bë president në fund të korrikut. Të dielën, [...]Read More...

Presidenti i Iranit mohon dërgimin e raketave për rebelët Houthi

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka mohuar dërgimin e raketave balistike te Houthit e Jemenit, ndërsa dënon Izraelin për luftën në Gaza.

“Raketën që ata lëshuan në Izrael, ne nuk e kemi as në Iran,” tha Pezeshkian gjatë konferencës së tij të parë për shtyp që kur u bë president në fund të korrikut.

Të dielën, Houthi-t lëshuan atë që ata thanë se ishte një raketë balistike hipersonike që goditi Izraelin qendror, shkruan Al Jazeera.

Kur iu kujtua se Irani ka variante të raketave balistike hipersonike , ai sqaroi se “ne nuk e kemi atë lloj”.

“Por ne jemi të koordinuar. Ne ndihmojmë njëri-tjetrin dhe kemi një pikëpamje të përbashkët kundër Izraelit, i cili po kryen gjenocid dhe po vret gra, fëmijë, të moshuar dhe të rinj. Bota po shikon teksa po shpaloset gjenocidi dhe askush nuk po e ndalon atë.”, shtoi ai./abcnews.al