Qeveria e RMV-së nuk do prokurime transparente, është hequr mjeti i monitorimit të tenderëve

Që nga viti 2012, pra për 12 vjet, funksiononte rubrika e prokurimeve publike në agregatorin e lajmeve Time.mk, gjegjësisht të gjithë qytetarët e interesuar përmes këtij shërbimi mundeshin të informohen për tenderët më të mëdhenj të lidhur ndërmjet institucioneve shtetërore dhe kompanive në ditët apo muajt e fundit, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Të dhënat ishin […]

Qeveria e RMV-së nuk do prokurime transparente, është hequr mjeti i monitorimit të tenderëve
Partneritet, marrëveshje, kontratë. Foto: Pixabay/Aymanejed

Që nga viti 2012, pra për 12 vjet, funksiononte rubrika e prokurimeve publike në agregatorin e lajmeve Time.mk, gjegjësisht të gjithë qytetarët e interesuar përmes këtij shërbimi mundeshin të informohen për tenderët më të mëdhenj të lidhur ndërmjet institucioneve shtetërore dhe kompanive në ditët apo muajt e fundit, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat ishin shkarkuar si skript nga ueb-faqja e Sistemit Elektronik për Prokurim Publik, kurse shërbimi Time.mk ofronte diçka plus për qytetarët, që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për analistët, biznesmenët, gazetarët – kërkimi, grupimi dhe përmbledhja më e lehtë e të dhënave.

Kështu, për shembull, mund të zbulohej se sa para ka marrë një kompani e caktuar nga tenderët nga viti 2008 e deri më sot, sa para ka shpenzuar një institucion publik në një periudhë të caktuar, pra se cilave kompani ua ka dhënë tenderat. Sepse, siç thotë themeluesi i Time.mk, Igor Trajkovski, “shumë ‘peshq të mëdhenj’ mund të mos vihen re në listën e tenderëve më të mëdhenj, por nëse mblidhen shumat e të gjithë tenderëve të pranuar, do të merrni pasqyrën e madhe”.

Printscreen, mjeti i ndërprerë i prokurimit publik në Time.mk
Printscreen, mjeti i ndërprerë i prokurimit publik në Time.mk

Nga dje, zyrtarisht ky shërbim i ofruar nga Time.mk nuk ekziston më. Arsyeja për këtë, siç thotë Trajkovski, është se Byroja e Prokurimeve Publike (BPP) ka konsideruar se “qasja e tillë e rëndon faqen dhe nuk lejon përdorim normal nga përdoruesit e regjistruar”. Ata u udhëzuan që të dhënat t’i me dorë, ose të ridrejtojnë përdoruesit e interesuar në faqen e tyre.

Trajkovski konsideron se nuk mbështetet fare arsyetimi i Byrosë për Prokurim Publik, gjegjësisht se kjo pengon shpërndarjen e të dhënave publike për prokurimet publike, të cilat në fakt janë para të tatimpaguesve.

“Nuk mund të flitet për qasje të lirë nëse jemi të kufizuar në mënyrën se si i kërkojmë rezultatet. Aktualisht nuk është aspak e mundur automatikisht të shkarkoni të dhënat, në një interval të caktuar dhe analizoni ato automatikisht gjithashtu”, thotë Trajkovski për Meta.mk.

Paraprakisht, të dhënat shkarkoheshin duke ndjekur listën e kontratave më të lidhura së fundmi dhe nëse shfaqej një kontratë e re, lexoheshin të dhënat e nevojshme dhe futeshin në një bazë të dhënash.

“Normalisht, e gjithë kjo është bërë nga një softuer/program që në fakt nuk e ka ngarkuar faqen e internetit të BPP. Vetëm një herë në orë kontrollonte nëse kishte kontrata të reja dhe nëse kishte të reja, i hapte ato kontrata për të lexuar të dhënat në to”, shpjegon Trajkovski.

Për më tepër, thotë ai, ueb-faqja e prokurimit elektronik nuk ka zbatuar asnjë metodë “caching”, e cila është një teknikë e zakonshme për të bërë një faqe të funksionojë më shpejt.

“Ata nuk kanë zbatuar teknikat më themelore për efikasitetin e faqes në internet. Për shembull, nëse një përdorues vendos një pyetje dhe sajti kërkon 30 sekonda për t’u përgjigjur dhe nëse 2 sekonda më vonë e njëjta pyetje vendoset nga një përdorues tjetër, faqja do të kthejë të njëjtën përgjigje nga 2 sekonda më parë (nëse nuk ka asgjë të re të ndryshuar në bazën e të dhënave)”, shpjegon Trajkovski.

Printscreen, sistem elektronik për prokurimin publik
Printscreen, sistem elektronik për prokurimin publik

Ai thotë se ka mënyra të ndryshme për t’i bërë të dhënat më të qasshme për përdoruesit – të publikohet baza e të dhënave totale e të gjitha të dhënave në një server të veçantë ose në të njëjtin server, në formatin .csv ose excel, në mënyrë që palët e interesuara t’i shkarkojnë dhe analizojnë ato lirisht. Kështu është bërë sistemi i shpërndarjes së të dhënave për transaksionet e thesarit, “Financa të Hapura”.

“Ne u kemi ofruar disa zgjidhje, por ata nuk janë të interesuar për këtë. Njëra është të lejojmë qasjen në adresat tona IP për qasjetë skriptuar, ne do të garantonim që jo më shumë se dy aksese do të vinin brenda një ore, dhe shtesë aq sa ka kontrata të reja. Ata na injoruan. U kemi ofruar që të vendosin të dhënat aty ku mund të shkarkohen automatikisht, por as për këtë nuk kemi marrë përgjigje. Pra, ata padyshim nuk duan shpërndarje të lehtë të të dhënave publike, por duan ta bëjnë atë proces sa më të vështirë”, thotë Trajkovski.

Cilido qoftë motivi, duke hequr këtë mjet të ofruar nga Time, qytetarët janë të mangët në atë që duhet të jetë një proces jashtëzakonisht transparent dhe lehtësisht i qasshëm – që është të gjurmojnë saktësisht se ku dhe si shpenzohen paratë e qytetarëve, në një mënyrë të thjeshtë, duke marrë gjithashtu një panoramë mëtë gjerë e kompanive të mundshme “të preferuara” të qeverisë.