Qoku: Rasti i Blerim Ramadanit dëshmon se BDI është e dëmshme edhe në opozitë

Shkruna: Bekim Qoku, deputet i koalicionit VLEN Rasti i Blerim Ramadatit, ish ushtarit të UÇK-së, të arrestuar me fletarrest të Serbisë na shfaq qartazi simptomën e një sistemi drejtësie të The post Qoku: Rasti i Blerim Ramadanit dëshmon se BDI është e dëmshme edhe në opozitë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Qoku: Rasti i Blerim Ramadanit dëshmon se BDI është e dëmshme edhe në opozitë

Shkruna: Bekim Qoku, deputet i koalicionit VLEN

Rasti i Blerim Ramadatit, ish ushtarit të UÇK-së, të arrestuar me fletarrest të Serbisë na shfaq qartazi simptomën e një sistemi drejtësie të rrënuar keqas të Maqedonisë së Veriut.

Na paraqet gjithashtu dëshminë se shteti i MV, me rastet si ky, ngatërron këmbët e veta pa nevojë përderisa nuk gjen zgjidhje përfundimtare, pra, thjesht, duke vepruar siç bëjnë shtetet tjera normale të cilët nuk respektojnë urdhërarrestet e lëshuara nga Serbia.

Na tregon se Serbia do të përpiqet pandërprerë dhe në mënyrën më tinëzare të mundshme të shkaktojë trazira ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, duke shfrytëzuar sistemin dhe individët e korruptuar të saj

Rasti i Blerim Ramadanit na tregon gjithaq se BDI fatkeqësisht nuk ishte e dëmshme vetëm në pushtet, por ajo di të jetë e dëmshme edhe si opozitë. Sistemin e kapur të drejtësisë me prokurorët dhe gjykatësit e saj, ajo e keqpërdor për interesa partiake dhe në dëm të përgjithshëm.

Qeveria e VLEN-it nuk mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e gjykatësve dhe prokurorëve, sepse ata presupozohet se kanë autonomi, megjithëse një autonomi me besueshmëri prej 2%, por mund të inicojë dhe inkurajojë reforma, të cilat, për fat të keq, zgjasin shumë, nëse duam që të kenë efekt afatgjatë të jenë të qëndrueshme.

The post Qoku: Rasti i Blerim Ramadanit dëshmon se BDI është e dëmshme edhe në opozitë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .