Rama takon Vuçiqin në Pragë, dalin fotot nga darka me liderët e BE-së
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takuan mbrëmë në Pragë gjatë darkës së organizuar për liderët në kuadër të punimeve të samitit vjetor GLOBSEC. Në fotot e shpërndara nga Vuçiq shfaqen momentet nga darka e përbashkët me kryeministrin Rama dhe persona të tjerë, ku dy liderët ballkanikë shfaqen ulur krah njëri-tjetrit. […] The post Rama takon Vuçiqin në Pragë, dalin fotot nga darka me liderët e BE-së appeared first on Albinfo.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takuan mbrëmë në Pragë gjatë darkës së organizuar për liderët në kuadër të punimeve të samitit vjetor GLOBSEC.
Në fotot e shpërndara nga Vuçiq shfaqen momentet nga darka e përbashkët me kryeministrin Rama dhe persona të tjerë, ku dy liderët ballkanikë shfaqen ulur krah njëri-tjetrit.
Krahas fotografive të postuara, Vuçiq është shprehur se në samitin e Pragës do të diskutohen çështje, si stabiliteti global dhe zhvillimi teknologjik, ndërsa ka shtuar se Serbia do të përfshihet në dialogun me qëllim krijimin e një të ardhmeje më të begatë.
The post Rama takon Vuçiqin në Pragë, dalin fotot nga darka me liderët e BE-së appeared first on Albinfo.