Ramadani: Krejt këta pushtetarë që s’lanë gjë pa fyer NATO-n, duhet të kërkojnë falje për popullin e Kosovës

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se ura ka rrezik të riktehet në dialog në Bruksel. Përmes një shkrimi në rrjetin social, ai ka thënë se iniciativa për hapjen e urës duhet të rifillojë, por me komunikim me NATO-n. “Krejt këta pushtetarë që s’lanë gjë pa fyer NATO-n duhet të kërkojnë falje për popullin […]

Ramadani: Krejt këta pushtetarë që s’lanë gjë pa fyer NATO-n, duhet të kërkojnë falje për popullin e Kosovës
ramadani:-krejt-keta-pushtetare-qe-s’lane-gje-pa-fyer-nato-n,-duhet-te-kerkojne-falje-per-popullin-e-kosoves

ramadani:-krejt-keta-pushtetare-qe-s’lane-gje-pa-fyer-nato-n,-duhet-te-kerkojne-falje-per-popullin-e-kosoves

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se ura ka rrezik të riktehet në dialog në Bruksel.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, ai ka thënë se iniciativa për hapjen e urës duhet të rifillojë, por me komunikim me NATO-n.

“Krejt këta pushtetarë që s’lanë gjë pa fyer NATO-n duhet të kërkojnë falje për popullin e Kosovës, për NATO-n dhe të pranojnë publikisht se e kanë mësuar gabimin.” – ka shtuar ai.

Në fund, Ramadani ka thënë:

“ Dialogu dhe bashkë-planifikimi për hapjen e Urës dhe veprimet tjera që kanë dimension të sigurisë të bëhen me NATO-n, jo me Serbinë!”.

Postimi i plotë:

Ura ka rrezik të ri-kthehet në dialog në Bruksel! Të rifillojë iniciativa!

Tash, pas komprometimit (për shkak të konfrontimit deklarativ me NATO-n) të iniciativës për hapje të plotë të Urës, insistoj në këto tri pika:

1. Iniciativa për hapjen e plotë të Urës duhet të ri-nis!

Me koncept tjetër, me Komunikim Strategjik Kosovë-NATO.

2. Krejt këta pushtetarë që s’lanë gjë pa fyer NATO-n duhet të kërkojnë falje për popullin e Kosovës, për NATO-n dhe të pranojnë publikisht se e kanë mësuar gabimin.

3. Dialogu dhe bashkë-planifikimi për hapjen e Urës dhe veprimet tjera që kanë dimension të sigurisë të bëhen me NATO-n, jo me Serbinë!