Reduktimi i linjave private, shqetësim dhe makth për qytetarët

Të moshuar që presin autobusin për shkuar për kontrollet në spital, qytetar që kanë bërë pazarin, qytetarë që kthehen nga puna dhe presin autobusin të shkojnë në shtëpi. Të gjithë The post Reduktimi i linjave private, shqetësim dhe makth për qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Reduktimi i linjave private, shqetësim dhe makth për qytetarët

Të moshuar që presin autobusin për shkuar për kontrollet në spital, qytetar që kanë bërë pazarin, qytetarë që kthehen nga puna dhe presin autobusin të shkojnë në shtëpi. Të gjithë kanë shqetësimin e njëjtë edhe sot, pritjen e gjatë për autobusët e qarkullimit publik të Shkupit e që edhe sot linjat private ishin të reduktuara shkaku i mos pagesës së borxhit që NQP ka ndaj tyre.

Qytetaret presin zgjidhe sa më shpejtë të jetë e mundur nga ana e institucioneve sepse siç thonë pritja në temperatura të larta për autobus që nuk vjen e që kanë paguar mujoren ua vështirëson edhe më shumë gjendjen.

“Autobusët privat janë të reduktuar edhe sot, sipas tyre nuk është paguar borxhi ndaj tyre, Si e komentoni, ndikon e gjithë kjo ndaj qytetarëve? Po sigurisht që ndikon, ka relacione të cilat janë vetëm këto privat, dhe të dëmtuar janë qytetarët, mendoj se duhet sa më shpejtë shteti të merr diçka dhe të rregulloje këtë çështje e cila nuk është nda dje, ky problem është edhe nga viti i kaluar dhe ndoshta qeveria e re do të ndërmerr diçka, dhe do të dëgjojnë qytetarët, thanë që luftojnë që qytetaret të kenë më mirë”, u shpreh një qytetare.

Je i operuar?

Kthehem nga spitali.

Pritni autobus?

“Pres të me merr djali“, u përgjigj një qytetare.

“Jo nuk ka autobus, unë nga ora 9:00 pres autobus por nuk ka, pres linjën 61, ja tani dy javë nuk ka autobusë. Çfarë duhet të ndërmerret? Duhet që qyteti i Shkupit të ndërmerr diçka, nuk ka autobusë. Këtu pres që nga ora 8:50 dhe ja tani ora 10:00 dhe nuk dihet a do të vije a jo linja private, kjo vërtet është katastrofë”, tha një tjetër qytetar.

“Unë mendoj se duhet të ndihmohen që të vozisin autobusët privat, pa ato privat nuk do të mundët NQP-ja”, theksoi një qytetar.

Shoferët e autobusëve privat dje paralajmëruan se nga dita e hënë mund të ndërpritet tërësisht qarkullimi për shkak të borxhit të pa paguar nga NQP-ja ka ndaj tyre që nga muaji janar i këtij viti. Pronaret e linjave private pretendojnë se tashmë borxhi ka arritur rreth 2 milion euro ndërsa një gjë e tillë u kundërshtua nga drejtori i ri i NQP-së i cili tha se borxhi është më i ulët dhe njëkohësisht disa ditë më parë bëri thirrje që pronaret e linjave private të ulen dhe të bisedojnë për këtë çështje. E nëse ky takim nuk ndodh dhe nuk arrihet marrëveshje, nga dita e hënë linjat privatë thonë se është e mundur që të ndërpresin tërësisht qarkullimin. /Alsat.mk

The post Reduktimi i linjave private, shqetësim dhe makth për qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .