Rishfaqet Covid-19, në Klinikën Infektive po trajtohen disa pacientë

Virusi Covid-19 është rikthyer, teksa disa pacientë që janë infektuar me të janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK. Nga Infektivja kanë konfirmuar që numri i pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë dje ka qenë 13, teksa gjendja e të gjithëve është stabile. Për Indeksonline pohojnë po ashtu se ka edhe pacientë […]

Rishfaqet Covid-19, në Klinikën Infektive po trajtohen disa pacientë
rishfaqet-covid-19,-ne-kliniken-infektive-po-trajtohen-disa-paciente

rishfaqet-covid-19,-ne-kliniken-infektive-po-trajtohen-disa-paciente

Virusi Covid-19 është rikthyer, teksa disa pacientë që janë infektuar me të janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Nga Infektivja kanë konfirmuar që numri i pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë dje ka qenë 13, teksa gjendja e të gjithëve është stabile.

Për Indeksonline pohojnë po ashtu se ka edhe pacientë që po trajtohen për Covid dhe sëmundje të tjera shoqëruese nëpër klinika të tjera të QKUK-së dhe se gjendja e tyre, po ashtu, është stabile.

Numri i rasteve me Covid është rritur lehtë tani që është shfaqur një tjetër virus shqetësues, ai e lisë së majmunit.

Për këtë të fundit, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje të kihet kujdes të shtuar dhe të ndjeken udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, sidomos ata që kanë udhëtuar drejt Afrikës, ku edhe është vatra e këtij virusi./Indeksonline/