RMV, deri në fund të muajit do të jetë i hapur debati për programet mësimore nga klasa e shtatë deri në të nëntën

Koncepti i ri në arsimi fillor nuk do të zbatohet këtë vit shkollor te klasat e shtata, teta dhe nënta, përkundër se një gjë e tillë ishte planifikuar. Debati për programet mësimore për këto tre klasa do të jetë i hapur deri më 31 gusht, transmeton Portalb.mk. Të gjithë palët e përfshira në procesin edukativo […]

RMV, deri në fund të muajit do të jetë i hapur debati për programet mësimore nga klasa e shtatë deri në të nëntën
Hapësirë shkollore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Foto nga Portalb.mk

Koncepti i ri në arsimi fillor nuk do të zbatohet këtë vit shkollor te klasat e shtata, teta dhe nënta, përkundër se një gjë e tillë ishte planifikuar. Debati për programet mësimore për këto tre klasa do të jetë i hapur deri më 31 gusht, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë palët e përfshira në procesin edukativo -arsimor mund të japin sugjerimet e tyre përmes adresave elektronike [email protected][email protected] dhe [email protected].

Ndryshe, Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shtyjë për vitin e ardhshëm zbatimin e konceptit të ri në klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë.

Edhe pse paraprakisht tha se për klasën e shtatë nuk mund të ketë tekste shkollore në bazë të programit të ri, më vonë përmes një kumtese MASh njoftoi se edhe nxënësit e klasave të shtata do të kenë tekste shkollore nga shtatori, pasi MASH dhe BZHA gjetën zgjidhje të përkohshme.

Ndryshe, pas kritikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për largim të hershëm të nxënësve të Maqedonisë së Veriut nga shkollat, para përfundimit të arsimit të tyre që ndodh si rezultat i një kombinimi të faktorëve personalë, socialë, ekonomikë, arsimorë dhe familjarë, Portalb.mk pyeti Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Nga atje premtuan se në periudhën e ardhshme do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj problematike.