RMV, reshjet e shiut shuan të gjitha zjarret në vend

Të 22 zjarret në ambient të hapur janë shuar nga reshjet e shiut, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk. “Shiu ka ndihmuar në shuarjen e të gjitha zjarreve në territorin e shtetit”, njoftoi QMK. Kështu, zjarret janë shuar në komunat Prilep, Dollnen, Çashkë, Berovë, Zhelinë, Likovë, Nagoriçan i Vjetës, […]

RMV, reshjet e shiut shuan të gjitha zjarret në vend
Avionët "airtractor" për shuarjen e zjarreve. Foto nga Facebooku i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Të 22 zjarret në ambient të hapur janë shuar nga reshjet e shiut, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

“Shiu ka ndihmuar në shuarjen e të gjitha zjarreve në territorin e shtetit”, njoftoi QMK.

Kështu, zjarret janë shuar në komunat Prilep, Dollnen, Çashkë, Berovë, Zhelinë, Likovë, Nagoriçan i Vjetës, Zelenikovë, Gazi Babë, Çuçer Sandevë, Haraçinë, Kërçovë dhe Rosoman.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh) dje bëri të ditur se kanë vetëm një “ertraktor” funksional nga tre që kanë.

Ndryshe, zjarret kohët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shpeshtuar, kjo për shkak edhe të stinës së nxehtë të verës, por edhe për shkak të pakujdesisë së njerëzve.