Robert Berisha ironizon çmimet e jugut?”Shita makinën për të paguar 7 ditë shezlonin “

Robert Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë. Mirëpo siç duket edhe Robertit i kanë bërë përshtypje çmimet “e kripura” të jugut dhe në formë shakaje kërkon ndihmë prej ndjekësve të tij. “Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në […]

Robert Berisha ironizon çmimet e jugut?”Shita makinën për të paguar 7 ditë shezlonin “

Robert Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë.

Mirëpo siç duket edhe Robertit i kanë bërë përshtypje çmimet “e kripura” të jugut dhe në formë shakaje kërkon ndihmë prej ndjekësve të tij.

“Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kam më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë. Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlonet me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes”.