Rrahje në Kllokot: Dy të lënduar e tre të arrestuar

Një konflikt raportohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën Viti-Kllokot. Si pasojë e një mosmarrëveshje në komunikacion disa persona janë përleshur mes vete. Rastin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në Gjilan. Hashani bëri të ditur se nga ky rast janë lënduar dy persona, teksa tre persona janë shoqëruar në […]

Rrahje në Kllokot: Dy të lënduar e tre të arrestuar
rrahje-ne-kllokot:-dy-te-lenduar-e-tre-te-arrestuar

rrahje-ne-kllokot:-dy-te-lenduar-e-tre-te-arrestuar

Një konflikt raportohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën Viti-Kllokot.

Si pasojë e një mosmarrëveshje në komunikacion disa persona janë përleshur mes vete.

Rastin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në Gjilan.

Hashani bëri të ditur se nga ky rast janë lënduar dy persona, teksa tre persona janë shoqëruar në stacionin policor.

“Ju njoftojme se rreth ores 21:00, policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast rrahje në Kllokot. Patrulla nga st. Policor ne Kllokotit, I është pergjigjur rastit. Nga hetimet e para besohet se pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në trafik, në rrugën Viti- Kllokot, disa persona M.K.SH, me dy vetura, janë ndalur para Viva fresh Store në Kllokot dhe dyshohet të jenë përleshur fizikisht. Në stacionin policor janë sjellur tre persona. Për momentin, dyshohet se dy persona nga fsh. Zhiti, janë të lënduar. Është njoftuar Prokurori I shtetit dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës në Kllokot”, tha Hashani për Klankosova.tv