Rritja e pagës minimale, Mickoski: Do të kem takim me sindikatat

Të gjithë arsimtarët deri në fillim të muajit dhjetor do të marrin K-15. Këtë e bëri të ditur kryeministri, Hristijan Mickoski, sipas të cilit për pagesën e K-15 për 84 The post Rritja e pagës minimale, Mickoski: Do të kem takim me sindikatat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Rritja e pagës minimale, Mickoski: Do të kem takim me sindikatat

Të gjithë arsimtarët deri në fillim të muajit dhjetor do të marrin K-15. Këtë e bëri të ditur kryeministri, Hristijan Mickoski, sipas të cilit për pagesën e K-15 për 84 mijë të punësuar janë paraparë 1 miliard denarë. Edhe sa i përket kërkesës së sindikatave, për rritjen e pagës minimale Mickoski tha se janë të gatshëm të organizojmë takim me sindikatat dhe punëdhënësit dhe së bashku të gjejnë një zgjidhje në bazë të mundësive reale të buxhetit.

“Jemi të përgatitur të bisedojmë me të gjithë dhe duke u bazuar në mundësitë reale të buxhetit, jemi të përgatitur të realizojmë takime edhe me sindikatat dhe punëdhënësit dhe të gjithë së bashku të gjemë zgjidhje dhe jam i bindur se të gjithë kemi një interes të përbashkët, që Maqedonia të arrijë sukses. Nëse të gjithë udhëhiqemi nga ky interes i përbashkët, atëherë jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

LSDM: S’kemi rritje pagash, asistentë arsimorë

Por, nga LSDM-ja sërish akuzojnë pushtetin se mësimdhënësit nuk filluan vitin shkollor me paga më të larta, pasi VMRO-DPMNE-ja ndërpreu serinë e rritjes së pagave në arsim.

“Fatkeqësisht, rritja e pagave u ndërpre nga VMRO-DPMNE-ja, e cila para disa muajsh premtoi rritje të pagave të mësimdhënësve për 15% nga shtatori, por sot thotë jo për të njëjtën gjë, por më e keqja është se VMRO-DPMNE-ja i la pa asistentë arsimorë nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, që kanë nevojë të madhe për ta.”, – theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Janevska: Vijon konkursi për 200 asistentë

Akuzave të LSDM-së iu përgjigj edhe ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, e cila njoftoi se kontratat e punës i nënshkruan 815 asistentë, ndërsa nga sot vazhdon konkursi për 200 të tjerë. Konkursi, sipas saj do të zgjasë pesë ditë, më pas do të ketë trajnime dhe pas përfundimit të trajnimeve të gjithë nxënësve me nevoja të veçanta do t’u sigurohen asistentë arsimorë.

The post Rritja e pagës minimale, Mickoski: Do të kem takim me sindikatat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .