Rritja e pagës minimale, Qeveria: Do largohen diskriminimet

Qeveria e Kosovës në lidhje me rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto në muaj ka thënë se me anë të këtij vendimi do largohen dallimet diskriminuese. Sipas Qeverisë, me rritjen e re, paga minimale do të jetë e njëjtë për të gjithë punonjësit, pa marrë parasysh moshën e tyre. “Përveç rritjes së pagës […]

Rritja e pagës minimale, Qeveria: Do largohen diskriminimet
rritja-e-pages-minimale,-qeveria:-do-largohen-diskriminimet

rritja-e-pages-minimale,-qeveria:-do-largohen-diskriminimet

Qeveria e Kosovës në lidhje me rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto në muaj ka thënë se me anë të këtij vendimi do largohen dallimet diskriminuese.

Sipas Qeverisë, me rritjen e re, paga minimale do të jetë e njëjtë për të gjithë punonjësit, pa marrë parasysh moshën e tyre.

“Përveç rritjes së pagës minimale, janë larguar edhe dallimet diskriminuese që ekzistonin më parë ku paga minimale ndryshonte sipas grupmoshës, ku të punësuarit deri 35 vjeç pranonin 130 euro, ndërsa ata mbi 35 vjeç pranonin 170 euro respektivisht. Me rritjen e re, paga minimale do të jetë e njëjtë për të gjithë punonjësit, pa marrë parasysh moshën e tyre”, thuhet në njoftim.

Paga e re minimale është vendosur në nivelin 2 euro për orë pune e ku për punë me orar të rregullt, paga minimale bëhet 350 euro në muaj.

Ky ndryshim do të hyjë në fuqi më 1 tetor.