RRITJA LINEARE E PENSIONEVE: Populizëm apo “zor-zaman”!

Me rishikimin e buxhetit, i cili u miratua disa ditë më parë, janë paraparë 5 miliardë denarë shtesë për pagesën e pensioneve deri në fund të vitit. Nga këto para, The post RRITJA LINEARE E PENSIONEVE: Populizëm apo “zor-zaman”! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

RRITJA LINEARE E PENSIONEVE: Populizëm apo “zor-zaman”!

Me rishikimin e buxhetit, i cili u miratua disa ditë më parë, janë paraparë 5 miliardë denarë shtesë për pagesën e pensioneve deri në fund të vitit. Nga këto para, gjysma do të transferohet në Fond

Qeveria e re, në seancën e parë mori vendim për rritje lineare të pensioneve dhe atë 2500 në shtator të këtij viti dhe po të njëjtën shumë tjetër në mars të vitit të ardhshëm.

Me rishikimin e buxhetit, i çili u miratua disa ditë më parë, janë paraparë 5 miliardë denarë shtesë për pagesën e pensioneve deri në fund të vitit. Nga këto para, gjysma do të transferohet në Fond.

Ekonomistët sqarojnë se në favor të rritjes lineare të pensioneve janë edhe pensionet e ulëta të pensionistëve që punonin në ndërtimtari, fabrika tekstilesh e të ngjashme në kompani që falimentuan dhe nuk paguanin rroga, që pa fajin e tyre merrnin rrogë minimale dhe rrjedhimisht edhe paguanin kontribute të ulëta, disa ishin të papunë për një kohë të gjatë, të tepërt, falimentuar, pra ata morën zgjidhje për pensione të ulëta.

Gjithashtu Në Maqedoni me pensionin e muajit prill, ato u rritën me 600 deri 800 denarë. Rreth 40 për qind e pensionistëve, ose 140 mijë i përkasin grupit më të ulët. Jetojnë me 12.500 deri në 16 mijë denarë në muaj. Pensionistët ankohen se jeta po bëhet më e shtrenjtë dhe një mijë denarë në një dyqan nuk vlen asgjë ankohen pensionistët. Nga 337 mijë pensionistë, 93 mijë marrin pension nga 20 deri në gati 32 mijë denarë. Pensionet e tyre u rritën për rreth 1250 denarë. Pensionet e të cilëve variojnë nga 30 deri në 50 mijë denarë pranuan 2000 plus në llogarinë e tyre. Më pak se 1 për qind e pensionistëve, pensioni i të cilëve është mbi 54.000 denarë, kanë rritje për gati 3.000 denarë, ndërsa pensionet më të larta në vend, të cilat arrijnë deri në 76.000 denarë dhe i gëzojnë vetëm 19 pensionistë, po marrin 3.800 denarë shtesë. Tani ekzekutivi i ri po realizon premtimin për n rritje më të madhe pensionesh.

Nga Ministria i Financave sqarojnë se dallimi ndërmjet përqindjes dhe modelit linear është rreth 145 milionë denarë. “Me harmonizimin sipas ligjit, për pensionistët në muaj duhet të ndahen 664 milionë denarë shtesë. E për rritjen lineare prej 2.500 denarë për çdo pensionist duhet të ndahen 845 milionë denarë nëmuaj. Pra në të njëjtën kohë, sipas metodologjisë së vjetër, diku duhet të jetë 710 milionë denarë”, thekson ministrja e këtij dikasteri Gordana Dimitrieska Koçoska.

Megjithatë, ajo thotë se pas rritjeve lineare në shtator dhe mars, do të ketë kthim në metodologjinë e vjetër të harmonizimit të pensioneve, e cila parashikon rritje në përqindje. “Sa i përket pensioneve, tani më së shumti do të marrin ata me pensionet më të ulëta prej 13.000-13.500 denarë. Do të shkojmë me një rritje lineare në shtator dhe mars dhe më pas do t’i kthehemi metodologjisë së vjetër. Nëse më pyesni mua personalisht, jam për rritje lineare të pensioneve”, thotë Dimitrieska-Koçoska.

Sipas metodologjisë së mëparshme të harmonizimit të pensioneve, dy herë në vit (mars dhe shtator) bëheshin harmonizim pensionesh sipas përqindjes së përftuar si shumë e rritjes së indeksit të kostos së jetesës në gjashtëmujorin e kaluar dhe përqindjes së rritjes në paga mesatare e paguar për të gjithë punonjësit në shtet në raport me gjysmën e vitit që i paraprin.

Nga Partia e pensionistëve nuk janë kundër nivelizimit të tillë të pensioneve, por thonë se duhet pasur kujdes për sistemin pensional.

Rritja lineare e pensioneve nuk është e drejtë, madje as ligjore, por sigurisht që ligji mund të ndryshohet. Megjithatë, do të thosha se një rritje e tillë lineare e pensioneve është e mirë për të pasur një barazim mes atyre me pensionet më të ulëta dhe më të larta dhe për të përmirësuar standardin e jetesës së pensionistëve me të ardhura më të ulëta. Por nëse diçka e tillë ndodh gjatë gjithë kohës, atëherë do të afrohen pensionet e një fermeri dhe një profesori universiteti thekson Ilija Nikolovski, kryetar i Partisë së Pensionistëve.

Nga ana tjetër ajo që brengos njohësit e kësaj çështje është raporti i punësuar karshi një pensionisti.

Sipas statistikave zyrtare të Fondit Pensional me 340.000 pensionistë ndaj 687.000 të punësuarve, raporti aktual ndërmjet punonjësve dhe pensionistëve është 2 me 1.

Me fjalë të tjera, janë 2.04 të punësuar për çdo pensionist. Raporti mund të rritet nëse papunësia ulet ose, në sektorin publik, ata që janë të punësuar me kontratë pune marrin zgjidhje kontratë të përhershme punësimi.

Ish-drejtorja e Fondit të pensioneve,Biljana Jovanovska thekson se përfitimin real të rritjes do ta ndjejnë pensionistët nëse nuk do të ketë rritje të kostos së jetesës. “Ne disi jemi mësuar me faktin se pensionistët kanë nevojë për rritje të pensioneve për të mbijetuar. Ndoshta për të mbuluar kostot e përgjithshme dhe diçka minimale për produktet ushqimore bazë. Por të mos harrojmë se pensionistët tanë kanë investuar shumë në shtet dhe në sistem. Ku është jeta e tyre shoqërore, shoqërimi, daljet?”, thekson Jovanovska.

Ajo më tej thekson se numri i të siguruarve (të punësuarve) duhet të jetë së paku 3:1, sepse është shumë i rëndësishëm për mbushjen e buxhetit të Fondit Pensional. Për pagesën e rregullt të pensioneve, shton ajo, është e rëndësishme që të zhduket ekonomia gri, por edhe të rritet përqindja që paguhet për kontributet pensionale, apo e numrit të punësuarve që paguajnë në arkën e fondit.

Rritja lineare e pensioneve, sipas përllogaritjeve, do t’i kushtojë shtetit mbi 200 milionë euro në vit. Një shumë e madhe kjo , sidomos kur merret parasysh se si dhe për sa po mbushet gropa në fondin e pensioneve, që për çdo vit plotësohet me 40-50 për qind nga arka e buxhetit të shtetit dhe jo nga të ardhurat e Fondit Pensional.

Problemet me pagesën e pensioneve nga burimet vetanake të Fondit Pensional nuk janë të reja. Ato burojnë që nga pavarësia e shtetit para 30 vitesh dhe nga ulja e numrit të punësuarve karshi numrit të pensionistëve. Në rast se para 30 vitesh ky raport ishte 3 me 1, tani ai po ulet nën 2 me 1 . Njëherësh krahas uljes së të punësuarve që paguajnë kontribute në Fondin Pensional që bazohet në solidaritetin e gjeneratave, në vitet e fundit është rritur edhe numri i pensionistëve. Në ndërkohë plakja e popullatës dhe ulje e numrit të punësuarve që mbajnë një pensionist parashikojnë analizat e Fondit Pensional. Analizat e raportit aktuar të Fondit Pensional të Maqedonisë tregojnë se do rritet numri i pensionistëve nga afër 300 mijë para disa viteve, në 470.000 në vitin 2050. (koha.mk)

The post RRITJA LINEARE E PENSIONEVE: Populizëm apo “zor-zaman”! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .