Sa jemi? ASK publikon sot rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, i pranishëm edhe Kurti

Agjencia e Statistikave të Kosovës do të publikojë sot rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ky process filloi nga 5 prilli dhe zgjati deri më 24 maj. Në njoftimin e ASK’së thuhet se statistikat përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike, raporton […]

Sa jemi? ASK publikon sot rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, i pranishëm edhe Kurti
sa-jemi?-ask-publikon-sot-rezultatet-preliminare-te-regjistrimit-te-popullsise,-i-pranishem-edhe-kurti

sa-jemi?-ask-publikon-sot-rezultatet-preliminare-te-regjistrimit-te-popullsise,-i-pranishem-edhe-kurti

Agjencia e Statistikave të Kosovës do të publikojë sot rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ky process filloi nga 5 prilli dhe zgjati deri më 24 maj.

Në njoftimin e ASK’së thuhet se statistikat përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike, raporton Express.

Konferenca do të mbahet në orën 10:00, derisa pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos2024) është një nga projektet më madhore të një vendi në kohë paqeje, i realizuar nga 05 prill deri më 24 maj 2024. Të dhënat paraprake përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në Regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë (ReKos2024)”, thuhet në njoftim

Një ditë pas përfundimit të procesit të regjistrimit, drejtuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka deklaruar numri i popullsisë ka kaluar shifrën 1.5 milion.

Këtë herë, kanë qenë shtatë pyetësorë për plotësim. Në këtë regjistrim, është shtuar edhe pyetësori për dëmet e luftës dhe pyetësori për regjistrimin e bashkëatdhetarëve.

Mbledhjen e këtyre të dhënave, Agjencia e Statistikave e ka arsyetuar me rëndësinë për të bërë politika më të mira për vendin, për ta planifikuar buxhetin dhe investimet, për t’i përmirësuar kushtet e jetesës në vend dhe për investime të huaja.

Sipas ligjit, çdo banor i Republikës së Kosovës detyrohet, që gjatë Regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t`ia ofrojë të gjitha të dhënat e sakta në pyetësorët e Regjistrimit të Popullsisë. Për ata që kanë refuzuar të ofrojnë të dhënat apo kanë ofruar të dhëna jo të sakta, do të pasojnë gjobat.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, sipas të cilit numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, ishte 1 milion e 739 mijë e 825. Në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.