SBASHK: Presim që institucionet të dëshmohen se janë për dialog dhe nuk i duan grevat në arsim

SBASHK vazhdon takimet konsultative me përfaqësuesit e arsimit, nga çerdhet deri në universitete, për të diskutuar realizimin e kërkesave të anëtarëve. Kryetari Rrahman Jasharaj dhe drejtuesit e tjerë të sindikatës kanë informuar se kanë dërguar një shkresë kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagave me së paku 30% dhe zbatimin […]

SBASHK: Presim që institucionet të dëshmohen se janë për dialog dhe nuk i duan grevat në arsim
sbashk:-presim-qe-institucionet-te-deshmohen-se-jane-per-dialog-dhe-nuk-i-duan-grevat-ne-arsim

sbashk:-presim-qe-institucionet-te-deshmohen-se-jane-per-dialog-dhe-nuk-i-duan-grevat-ne-arsim

SBASHK vazhdon takimet konsultative me përfaqësuesit e arsimit, nga çerdhet deri në universitete, për të diskutuar realizimin e kërkesave të anëtarëve.

Kryetari Rrahman Jasharaj dhe drejtuesit e tjerë të sindikatës kanë informuar se kanë dërguar një shkresë kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagave me së paku 30% dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagesën e viteve të përvojës së punës.

Gjithashtu, është përgatitur materiali për një nismë qytetare për njohjen e viteve të punës gjatë viteve ’90 si kontributdhënëse.

SBASHK ka punuar Draftin fillestar të Kontratës së re Kolektive të Arsimit të Kosovës dhe pret që institucionet të dëshmohen se janë për dialog dhe nuk i duan grevat në arsim.