Shahini: 55% e kosovarëve marrin kredi për të shkuar në deti

Agim Shanini nga Aleanca Kosovare e Biznesit tha për Front Online se arsyeja kryesore se pse kosovarët  këtë vit s’po e zgjedhin Shqipërinë për pushime është për shkak të liberalizimit të vizave. Ai thotë se pushuesit kosovar janë stepur edhe nga ngritjet e çmimeve në bregdetin shqiptar. “Arsyet janë liberalizimi i vizave që kanë mundësin […]

Shahini: 55% e kosovarëve marrin kredi për të shkuar në deti
shahini:-55%-e-kosovareve-marrin-kredi-per-te-shkuar-ne-deti

shahini:-55%-e-kosovareve-marrin-kredi-per-te-shkuar-ne-deti


Agim Shanini nga Aleanca Kosovare e Biznesit tha për Front Online se arsyeja kryesore se pse kosovarët  këtë vit s’po e zgjedhin Shqipërinë për pushime është për shkak të liberalizimit të vizave.

Ai thotë se pushuesit kosovar janë stepur edhe nga ngritjet e çmimeve në bregdetin shqiptar.

“Arsyet janë liberalizimi i vizave që kanë mundësin të lëvizjes të lirë në shtetet e tjera. E dyta janë oferta konkurruese më të mira, në krahasim më Shqipërinë dhe e treta kosovarët zgjedhin edhe vendet e tjera, por shtrenjtim i ofertave dhe konkurrenca e dobëte në Shqipëri kanë zgjedhur që të vizitojnë vendet e tjera për pushime”, theksoi Shahini.

Shahini ka bërë të ditura disa statistika që janë bërë në Aleancën Kosovare të Biznesit, ku është bërë e ditur se 55% e kosovarëve marrin kredi për deti.

“AKB është në fazën e publikimit të një hulumtimi ‘Vera 2024’, pjesën e parë e cila është publikuar, ku është dal se 57% e qytetarëve të Kosovës kanë mundësi të shkojnë në pushime së paku një herë brenda vitit, kurse 55% kanë deklaruar se nuk i kanë mundësitë për pushime por, ato mund të i bëjnë me kredi, huazime borxhe dhe forma të tjera”, deklaroi ai për Front Online.

Shqipëria ka qenë destinacioni kryesor i shtetasve nga Kosova për shkak të afërsisë, por edhe pamundësisë për të udhëtuar në vendet e BE-së. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023 nga Kosova kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind sa i takon vitit 2022. Hyrjet e shtetasve nga Kosova zunë 43% të totalit të shtetasve të huaj. Këta të fundit në 2023-n arritën rekord, duke e kaluar shifrën e 10 milionë. /FrontOnline/